“Albania Shendetsi”- Rubrika pyetje përgjigje
Flet specialistja Mimoza Petani
Pyetje
Përshëndetje gazeta “Albania”! Jam një vajzë 24 vjeçe nga Tirana. Nuk kam probleme me shikimin, pasi shikoj shumë mirë, por shqetësimi im është se sytë i ndiej të lodhur. Madje, shpeshherë më rrinë të skuqur, më djegin dhe më lotojnë. Nga vizitat që kam bërë te mjeku okulist nuk kam rezultuar me probleme me sytë. Dua të sqaroj se puna që bëj është e lidhur shumë me qëndrimin para kompjuterit. Doja të dija nëse këto shqetësime më shkaktohen nga kompjuteri dhe çfarë duhet të përdorë?
Përgjigje
Shqetësime të tilla me sytë janë normale sidomos në këtë stinë. Këto shqetësime futen në patologjitë e pranverës, një nga të cilat është edhe alergjia e syve. Gjithashtu, edhe qëndrimi para kompjuterit ka një efekt negativ për sytë, pasi krijon situatën që ju thoni dhe nxit alergjinë. Për ti eliminuar këto probleme, ju duhet të përdorni medikamentin bimor që gjendet në formë kapsulash dhe quhet Vitavit Iridel. Ky ilaç merret nga një kokërr në ditë dhe efektet e tij në përmirësimin e syve janë të dukshme, pasi ai së pari, bën pastrimin e kanalit të lotit, sepse përmban luteinë. Ky ilaç bimor është i pasur me vitamina dhe minerale. Ai përmban vitaminën C, vitaminën E, vitaminat B2 dhe B3. Të gjitha këto vitamina janë shumë të domosdoshme për sytë. Vitavit Iridel në sajë të këtyre përbërësve largon skuqjet nga sytë si dhe zbukuron ngjyrën e tyre.
Pyetje
Mirëdita! Unë që po ju shkruaj jam një burrë 57-vjeç. Në këtë stinë kam një problem që më shqetëson shumë. Buzët, sidomos te ajo e poshtme, më krijohen plasaritje si plagë të vogla. Buza më rri gjatë kështu pa u përtharë. Nga rrezet e diellit plaga më përkeqësohet edhe më shumë. Kam përdorur vetëm tetraciklinë në formë tubeti për këtë shqetësim, por sërish buza nuk më është shëruar plotësisht. Ju lutem, nëse mundeni më jepni ndonjë rekomandim nga specialistja juaj se për çfarë mjekimi kam nevojë?
Përgjigje
Për këtë shqetësim ju duhet të përdorni një lips buzësh që quhet Propoli Epid. Ky ilaç mbron buzët nga rrezet e diellit, që shpesh janë të dëmshme për lëkurën e buzëve. Pikërisht ky ilaç përmban filtër mbrojtës ndaj diellit. Përveç kësaj, ky medikament është i pasur me shumë lëndë të tjera ushqyese, të cilat forcojnë dhe mirëmbajnë buzët.
Pyetje
Përshëndetje! Urime për suplementin për shëndetësinë. Jam një lexuese e rregullt e gazetës suaj. Problemi im është se e kam tensionin e ulët (gjithmonë 9). Jam 26-vjeçe dhe doja të dija nga specialistja, jo vetëm se çfarë ilaçi duhet të përdorë, por edhe nëse është ky një problem serioz për shëndetin tim në të ardhmen? Faleminderit!
Përgjigje
Ju nuk duhet të shqetësoheni aspak për këtë problem, sepse tensioni juaj është në shifrat që e keni, sepse ja kërkon vetë organizmi juaj që të jetë në këto norma. Ky tension nga i cili ju frikësoheni se është i ulët nuk është problem për shëndetin tuaj. Ajo që do ju rekomandoja të përdornit për shqetësimin që keni është që çdo ditë në drekë të pini vetëm gjysmë gote verë, sepse vera ndikon në rritjen e tensionit. Nëse pas pirjes së verës do të ndjeni një prerje fuqish ose këputje të trupit, gjë të cilën pirja e verës e shkakton te pjesa më e madhe e njerëzve, mund të rrini pak shtrirë sa të qetësoheni. Gjithashtu, duhet të hani bërxolla derri, por mishi të jetë pa dhjam.
5 Prill 2008