E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve kthehet në ent publik



Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit prezantoi dy prej objektivave të strategjisë së zhvillimit kombëtar të transportit rrugor. Këto përfshijnë reformën institucionale për transformimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në një ent publik, i quajtur “Autoriteti Rrugor Shqiptar”, si dhe implementimin e projektit të rrugëve dytësore. “Transformimi i DPRR-së në një ent publik do të jetë shumë pozitiv, qoftë për mënyrën se si do të menaxhohen ato burime financiare që shkojnë në sektorin rrugor, por dhe për sa i përket eficencës së kapaciteteve njerëzore që enti i ardhshëm publik i rrugëve do të ketë, si dhe përsa u përket koordinimeve për burimet financiare të brendshme me donacionet që vijnë nga partnerët tanë të ndryshëm për të pasur një zbatim sa më të mirë dhe sa më të shpejtë në kohë e të arrirë në cilësi”, - tha Olldashi.
Reformimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadrin e krijimit të një enti autonom, i cili ka si mision kryesor kontraktimin e shërbimeve drejt sektorit privat dhe menaxhimin e këtyre shërbimeve me qëllim krijimin e një rrjeti rrugor performant.

5 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›