E Diel, 1 Nëntor 2026

“Albanian Airline” Avioni devijon udhëtimin, 150 shqiptarë 5 orë në ankth

Autori i Lajmit: Redaksia

Mbi 150 pasagjerë ngujohen me orë të tëra në bordin e avionit në aeroportin e Birmingamit të Anglisë. Linja ajrore “Albanian Airline” është detyruar nga kushtet e këqija atmosferike, reshjet e shumta të borës, të bëjë një ulje në aeroportin e Birmingamit, në vend të Stansted. Mbasi është orvatur më se një orë përreth aeroportit të Stansted, pilotët kanë arritur të bindin aeroportin e Birmingamit të ulin avionin e tyre. Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, rreth orës 8:15 të mëngjesit të sotëm dhe mbas dy orë e dyzet minutash ka mbërritur në Angli.
Pasagjerët
Pasagjerët e kësaj linje, përveç kaosit të krijuar nga kushtet atmosferike, kanë përjetuar edhe një tjetër tmerr, të paparë. Mbasi avioni është stacionuar në një nga pistat e aeroportit të Birmingamit, pasagjerët janë lënë në bordin e tij më shumë se pesë orë të mbyllur në bord. Kompania e “Albanian Airline” ka injoruar totalisht kërkesat dhe nevojat e pasagjerëve duke i lënë pa ndihmë mjekësore, pije dhe ushqime, duke pasur parasysh se në bord kishte fëmijë të vegjël dhe të moshuar, të cilëve u duhej më së shumti ndihma mjekësore dhe ushqime. Shumë prej tyre kishin dhimbje koke, temperaturë dhe uri. Pasagjerët kishin rreth tetë orë që kishin nisur udhëtimin e tyre brenda avionit të kompanisë “Albanian Airline“.
Mbërritja
Mbasi është orvatur më se një orë përreth aeroportit të Stansted, pilotët kanë arritur të bindin aeroportin e Birmingamit të ulin avionin e tyre. Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 8:15 të mëngjesit të djeshëm dhe mbas dy orë e dyzet minutash ka mbërritur në Angli. “The Albanian”, gazetë e shqiptarëve në Londër ka ndjekur problemin dhe raporton se “pasagjerët e kësaj linje, përveç kaosit të krijuar nga kushtet atmosferike, kanë përjetuar edhe një tjetër tmerr të paparë: Pasi avioni është stacionuar në një nga pistat e aeroportit të Birmingamit, pasagjerët janë lënë në bordin e tij më shumë se pesë orë të mbyllur në bord”.

28 qershor 2008
Është detyruar të devijojë destinacionin një avion i kompanisë ajrore “Albania Airlines” gjatë mesnatës së kaluar. Shkak për devijimin e destinacionit është bërë moti i keq në momentin që avioni po përpiqej të ulej në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Pilotët e avionit me itinerar Athinë-Rinas pas komunikimit me kullën e kontrollit kanë marrë orientimin për të mos kryer uljen, por për të devijuar destinacion duke u nisur drejt Brindizit të Italisë. Pas gati 3 orësh qëndrimi në Brindizi udhëtarët e avionit “Albania Airlines” kanë mësuar se mund të niseshin drejt Shqipërisë, pasi është marrë “OK” nga aeroporti i Rinasit se kushtet e motit ishin përmirësuar, gjë e cila lejonte dhe uljen pa problem të avionit.

Ky lajm është publikuar: 07/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›