E Diel, 1 Nëntor 2026

Albano Carrisi në Tiranë, përzgjedh talentet te Gjeniu i vogël

Tiranë, 4 Shkurt NOA/ Milena Selimi - I
mirënjohuri, Albano Carriso, do të jetë sërish në Tiranë, këtë herë në një
surprizë për të gjithë talentet e vegjël dhe spektatorin në spektaklin Gjeniu
i vogël.

Këngëtari ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë
format televiziv, duke qenë prezent në datën 6 shkurt, ku organizatorët
premtojnë një gjithëpërfshirje të tij gjatë natës së spektaklit.

Këngëtari italian do të përzgjedhë katër prej
këngëtarëve të vegjël, të cilët do të kenë fatin të këndojnë me Albano Carrisin.

Ky spektakël synon të përzgjedhë talentet e
vegjël në fushën e muzikës, të cilët konkurrojnë përpara një jurie
profesionistësh me emra si: Robert Radoja, Robert Aliaj, Nertila Koka etj.

Spektakli shfaqet çdo të shtunë në
televizionin Klan, me skenar nga Pandi Laço dhe regji të Bledar Laços, nën
udhëheqjen artistike të Adi Hilës. Spektakli drejtohet nga Suela Demiri.

m.s/n.g/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›