E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albanofobia Nga Prof. Dr. Sali Berisha



Ndodhemi ne nje moment shume te rendesishem per kombin dhe vendin tim, ne vitin jubilar per shqiptaret. Me 28 nentor 2012, shqiptaret festojne 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Kjo perben nje nder ngjarjet me te rendesishme ne historine e kombi tone te vjeter. 28 nentori 1912 shenoi kurorezimin e perpjekjeve shekullore, sakrificave, heroizmit, por gjithashtu, te mençurise e patriotizmi te burrave dhe grave me te shquar te kombit dhe qytetareve te tij, per nje shtet te lire, te pavarur te shqiptareve, pavaresisht se kjo enderr u shnderrua ne realitet vetem ne nje pjese te territoreve ku shqiptaret perbenin shumicen etnike dhe kishin vazhdimesi gjeografike. Ne te vertete, 100 vjet me pare, te shumta ishin perpjekjet e fuqive te medha qe shqiptaret te mos ekzistonin si nocion politik. Keto njeqind vite, kombi yne ka perjetuar copetime te medha, pushtime te egra, spastrime etnike dhe diktatura oruelliane. Por sot, vendi im vjen ne kete 100-vjetor si vend i lire, anetar me te drejta te plota i Aleances se Atlantikut te Veriut, qe jep kontributin e tij ne sherbim te paqes e vlerave te saj ne rajon e me gjere.

Shqiperia, ne 100-vjetorin e Pavaresise se saj, kryeson sot Komitetin e Ministrave te tempullit me te vjeter te demokracise europiane, Keshillit te Europes.

Shqiptaret, dikur qytetaret e vendit qe perjetonte vet-izolimin me te thelle, levizin sot pa viza ne Europe. Shqiperia, dy dekada me pare, renditej si vendi i trete me i varfer ne bote, duke lene pas vetem Uganden dhe Angolen. Njezet vjet me pare, ne tetor, ne viziten time te pare zyrtare, si President i Shqiperise, ne kete vend mik, nje zonje e re e Ministrise se Jashtme sllovene me tha se pak vite me pare, ajo merrte nje rroge prej 3600 markash gjermane. Ndersa ne kohen kur po bisedonim, ajo merrte nje rroge prej 380 Tolar. Por, me tha se ndihej shume me e lumtur sepse jetonte tashme ne Sllovenine e pavarur. Ndersa une, iu pergjigja zonjes se, ne ate kohe, qytetaret shqiptare kishin vetem 204 dollare te ardhura per fryme ne vit dhe i thashe se, personi me te cilin po fliste, ka nje rroge shume here me te ulet se sa rroga e saj, por u shpreha se le te vazhdojme rrugen tone per nje te ardhme me te mire. Sot shqiptaret ende nuk jane te pasur, por ata kane rreth 9000 dollare te ardhura per fryme dhe Shqiperia renditet ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Shqiperia perballet me probleme te shumta zhvillimi, por ajo ka arritur disa tregues themelore te vendeve te zhvilluara. Shqiperia ka sot vdekshmeri foshnjore dhe amtare njeshifrore. Nivelin e vdekshmerise ne teresi me te ulet se ne te gjitha vendet ish-komuniste. Aksesi ne sistemin shendetesor e arsimor, si dhe perdorimi i internetit ne vendin tim jane afer ose ne te njejtat nivele me vendet e zhvilluara. Po keshtu, jane garantimi i investimeve, regjistrimi i biznesit dhe investimet ndersektoriale. Shqiptaret, te cilet ne vitin 2001 kishin banesa per 1000 banore me pak se çfare ka pasur çdo komb tjeter evropian ne vitin 1980, kane arritur te tejkalojne, me ndertimet e banesave te tyre ne 10 vjet, 5 kombe anetare te Bashkimit Europian dhe OECD-se, ne numrin e banesave per 1000 banore. Ekonomia shqiptare natyrisht qe i ka ndier pasojat e krizes ekonomike multidimensionale, e cila do te jete me sa duket e afatgjate. Renia e remitancave te emigranteve, renia e eksportit nga Italia, per shkak te krizes atje, problemet e krijuara nga euro ne sistemin bankar, te gjitha te ardhura nga vendet anetare te Eurozones, kane krijuar veshtiresi reale.

Por me gjithe kete, Shqiperia ne keto vite nuk ka rene ne recension. Kjo, jo sepse ekonomia shqiptare eshte e izoluar, perkundrazi, ekonomite e vogla nuk mund te jene tjeter veçse hiperglobale. Ekonomia shqiptare i rezistoi krizes pa rene ne recension, para se gjithash, per shkak te modelit te saj. Ky model bazohet ne taksa te uleta, ne standardet me liberale te tregut, ne administrate te vogel, ne klimen me miqesore ndaj biznesit. Shqiperia ka nivelet me te uleta te taksave ne Evrope. Ka nje nder 10 administratat me te vogla e me dore-shkurtra ndaj biznesit ne bote. Ajo qendron mbi mesataren e OECD, per sa i perket investimeve ndersektoriale, regjistrimit te biznesit dhe mbrojtjes se investimeve. Ekonomia shqiptare eshte rritur 22% ne pese vitet e fundit te marra se bashku, nje shifer kater here me e larte sesa mesatarja e rajonit. Shqiperia po nderton nje nga infrastrukturat me moderne ne rajon. Eksportet e Shqiperise u dyfishuan per periudhen 2009-2011. Investimet e huaja direkte u rriten ne 4 vjet me 316 per qind. Vitin e kaluar, vendi im mikpriti mbi 4 milione turiste e vizitore nga 300 mije qe priti gjithsej ne vitin 2004. Zhvillimi i qendrueshem, i bazuar ne rritjen e konkurrueshmerise dhe rritjen jeshile, mbeten objektiva madhore te qeverise sime. Shqiperia eshte nje vend i pasur ne ujera, nje lloj “Norvegjie e vogel ne Ballkan”. Qeveria ka nenshkruar me sektorin privat rreth 120 kontrata per ndertimin deri tani te 330 hidrocentraleve. Kompani nga vendet tuaja, nga e gjithe bota, po punojne ne Shqiperi per energjine e gjelber. 70 nga keto hidrocentrale kane perfunduar se ndertuari. Te tjere jane ne ndertim e siper. Ne vitet qe vijne, vendi do te shnderrohet ne nje superfuqi te vogel te energjise se rinovueshme ne rajon.

***

Qeveria shqiptare eshte teresisht e angazhuar ne ecjen perpara me shpejtesi ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne BE. Integrimi Europian perben projektin me te rendesishem kombetar i cili mbeshtetet nga mbi 96% e opinionit publik si e ardhmja me e mire per qytetaret shqiptare, per Shqiperine, por edhe per rajonin tone te Europes Juglindore konsolidimin e metejshem te paqes e bashkepunimit midis vendeve tona.

Qeveria shqiptare e konsideron anetaresimin e Shqiperise ne BE si nje proces te bazuar teresisht mbi merite, pasi, ne bindjen time me te thelle, ky eshte interesi me i mire i qytetareve shqiptare. Megjithate, disa probleme te brendshme, per mendimin tim, plotesisht te bazuara ne kalkulime politike te gabuara dhe te deshtuara, e kane ngadalesuar pak procesin. Se fundmi, nje fryme bashkepunimi bipartizan beri te mundur miratimin me konsensus te reformes zgjedhore dhe te disa ligjeve te tjera te rendesishme per procesin e integrimit. Nje debat i ndezur po zhvillohet mbi çeshtjen e imunitetit. Jam thellesisht i bindur se vendi im duhet ta heqe imunitetin dhe kjo duhet te ndodhe. Ne po punojme qe ta heqim ate ne Parlament. Por, ne rast se kjo nuk do te jete e mundur, shqiptaret do te kene te drejten te shprehin mendimin e tyre mbi kete çeshtje themelore. Gjej rastin te perseris vullnetin e qeverise shqiptare per miratimin e çdo mase, çdo reforme, ligji apo vendimi tjeter te nevojshem, qe vendi yne te ece perpara drejt rruges se tij te pandalshme drejt BE-se. Ne po punojme ngushte me komisionin e BE dhe vendet mike per te plotesuar sa me shpejte qe te jete e mundur te gjitha detyrimet tona per statusin e vendit kandidat. Gjate ketyre 20 viteve te fundit, Shqiperia dhe shqiptaret kane perjetuar solidaritetin dhe mbeshtetjen me te madhe ne historine e tyre nga vendet e kombet miq, si edhe ndihmen e paçmuar te tyre. Ndaj dhe une, gjej rastin te shpreh mirenjohjen me te thelle per SHBA, Bashkimin Europian dhe vendet e tij anetare dhe te gjitha vendet mike ane e mbane globit, qeverite e taksapaguesit e tyre, per bujarine dhe miqesine qe ato kane deshmuar ndaj Shqiperise e kombit shqiptar. Ne shqiptaret, jemi nje komb i vogel, por mbartim nje mesazh te shume madh, ate te tolerances se shkelqyer fetare dhe respektit shembullor nderfetar e bashkepunimit nderetnik, tradite kjo shekullore e kombit tone. Gjate luftes se dyte boterore, shqiptaret, me sakrificat e tyre qendruan dhe luftuan ne anen e drejte te historise. Shqiptaret nuk moren pjese ne Holokaust, perkundrazi, numri i hebrenjve ne fund te luftes ne Shqiperi ishte disa here me i larte se ne fillimet e saj.

***

Pavaresisht lufterave shkaterruese e dramave te dhimbshme qe ka perjetuar gadishulli i Ballkanit ne te kaluaren, rajoni po perjeton tashme nje kohe perpjekjesh te medha nga ana e popujve te vet, per te arritur nje bashkepunim me te ngushte me njeri-tjetrin, si ne integrimin rajonal, ashtu edhe ate evropian. Shqiperia ruan marredhenie miqesore me te gjithe fqinjet e saj dhe vendet e tjera ne rajon. Shqiperia ka mbeshtetur dhe mbeshtet dialogun mes Republikes se Kosoves dhe Serbise, per te gjitha çeshtjet teknike dhe ka pershendetur marreveshjet e ndermjetesuara nga BE mes te dy vendeve. Ne besojme se zbatimi i plote i tyre eshte dhe mbetet nje faktor i rendesishem, jo vetem per marredheniet mes ketyre dy shteteve, por edhe per rajonin ne teresi. Ne ftojme udheheqjen e re politike ne Beograd te pranoje, ne interesin e saj me te mire, Kosoven e pavarur si nje realitet te parikthyeshem ne rajonin tone dhe te tregoje te njejtin vullnet te deshmuar nga Republika e Kosoves per implementimin e plote te marreveshjeve te nenshkruara ne Bruksel, si rruga me e mire per konsolidimin e paqes dhe bashkepunimit ne rajon, qe ne te njejten kohe, eshte ne dobi te interesit me te mire te qytetareve te te dy vendeve dhe te rajonit ne pergjithesi. Republika e Kosoves eshte shnderruar sot ne nje faktor real paqeje e stabiliteti ne rajon, çka u deshmua qartesisht edhe nga nderprerja nga ana e komunitetit nderkombetar e procesit te mbikeqyrjes se pavaresise se saj. Qeveria shqiptare pershendet rolin dhe kontributin thelbesor te EULEX dhe KFOR ne lidhje me paqen dhe stabilitetin ne Kosove dhe ne rajonin e Ballkanit. Gjithashtu, uroj qe ne te ardhmen e afert, disa vende evropiane, anetare te BE dhe NATO, te cilat nuk e kane njohur ende Kosoven, te marrin vendimin e tyre te duhur.

***

Rajoni yne, vetem pak vite me pare, njohu lufterat dhe konfliktet me te egra ne Evropen e pasluftes. Sot ky rajon ka bere progres te jashtezakonshem ne drejtim te bashkepunimit, paqes dhe stabilitetit rajonal, integrimit euroatlantik dhe evropian. Keshtu, sot Sllovenia, Kroacia, Shqiperia, jane anetare te NATO-s, Sllovenia e Kroacia jane anetare te BE-se dhe vendet e tjera jane ne marredhenie gjithnje e me te ngushta me BE-ne. Proceset integruese kane qene forca levizese kryesore, plazma e ketyre bashkepunimeve. Keto procese shtyjne, shkepusin popujt tane nga e shkuara e hidhur recente dhe distante dhe i shtyjne ata drejt nje te ardhmeje te merituar. Por une mendoj se, pavaresisht nga progresi i jashtezakonshem qe ka njohur rajoni yne, serish ai perballet me probleme e sfida per t’u zgjidhur. Keto probleme ekzistojne ne perpjekjet per te veshtiresuar funksionimin e Federates se Bosnje-Hercegovines, perpjekjet per te kontrolluar me struktura paralele tre komuna te veriut te Mitrovices dhe shnderruar ato ne vatra te fuqishme te krimit te organizuar dhe kontrabandes, keto jane probleme serioze ne rajon. Me qendrimet ndaj Bosnjes dhe veriut te Mitrovices, qarqe ultranacionaliste te Beogradit deshmojne se nuk kane hequr dore nga endrra e tyre e keqe qe zhyti Ballkanin ne njerin prej konflikteve me te egra te historise se tij. Une mendoj se respektimi i kufijve ekzistues ne rajonin tone, shnderrimi i tyre ne kufij evropiane, eshte kusht themelor per paqen dhe stabilitetin ne Ballkanin Perendimor. Por duhet te theksoj se nje tjeter kercenim ne Ballkanin perendimor eshte Albanofobia. Ky fenomen ka lene gjurme ne sjelljen e fqinjeve ndaj shqiptareve per dekada dhe shekuj. Kjo doktrine racizmi, urrejtjeje dhe perçmimi ndaj shqiptareve, fatkeqesisht, ka edhe sot shperthimet e veta te shemtuara.

Nuk mund te kene shpjegim tjeter sulmet politike ndaj shqiptareve te Presheves diten e heshtjes zgjedhore, te drejtuara nga njeriu qe sot drejton ekzekutivin e Serbise, me qellimin e vetem terrorizimin e shqiptareve, qe ata te mos dilnin ne zgjedhje per te pasur deputetin e tyre ne Parlamentin e Serbise. Dhe sot, pas gati 70 vjeteve, keta njerez nuk kane perfaqesuesin e tyre ne Parlamentin e Serbise. Gjithashtu, eshte e pa justifikueshme denoncimi i nderimit te luftetareve te lirise qe, me sakrificen e tyre sublime, bene te mundur Marreveshjen e Ohrit, qe perben nje baze solide per paqen, stabilitetin e Maqedonise. Une u ndala tek keto dy raste, por ka dhe shfaqje te tjera, te cilat jane dhe mbeten te papranueshme per shqiptaret. Une besoj se respektimi i plote i minoriteteve ne Kosove dhe kudo tjeter, eshte vendimtar dhe jetesor per paqen dhe stabilitetin dhe une pershendes te gjithe progresin e bere nga autoritetet e Kosoves ne kete aspekt. Por, cilido qe shikon realitetin, do te gjeje nje pamje interesante rreth Ibrit. Atje jane tre komuna plotesisht homogjene, pa asnje shqiptar. Ata thone se nuk mund te jetojme ne paqe me shqiptaret, por shumica e serbeve qe jetojne jashte Ibrit, jetojne ne paqe dhe harmoni te plote me fqinjet shqiptare, pa incidente. Eshte bindja ime e thelle se ideja e krijimit permes ligjit dhe kushtetutes te nje superminoriteti Serb ne Kosove, nuk i sherben aspak minoritetit. Ne jemi te pasur ne minoritete dhe jemi te lumtur qe i kemi, por gjithashtu duhet te pranojme se dokumentet evropiane mbi minoritetet jane punimet me te mira dhe me te perditesuara dhe ne duhet te jemi krenare t’i implementojme ato ne leter dhe ne fryme. Nje çeshtje me ndikim negativ ne rajonin tone eshte bllokimi i integrimit euroatlantik dhe europian te Maqedonise nga Greqia, per shkak te kundershtive per emrin. Per Shqiperine, Maqedonia eshte nje vend shume i rendesishem per paqen dhe bashkepunimin rajonal. Ajo ka ndermarre reforma te thella dhe te suksesshme qe e kane bere ate de-fakto anetare te NATO-s dhe me statusin e avancuar te vendit kandidat. Gjetja e nje kompromisi midis paleve dhe zhbllokimi i integrimit te saj, eshte i nje rendesie te veçante per te gjithe rajonin. Prandaj, une uroj dhe shpresoj qe SHBA dhe Europa do te japin te gjithe kontributin e tyre per te dy keto vende, ne gjetjen e nje zgjidhjeje, nje zgjidhjeje te ndryshme per te dy vendet, qe te shohin se bashku drejt te ardhmes.

* Nga fjala e mbajtur ne edicionin e 7-te te Forumit Strategjik te Bled-it, ne Slloveni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›