Gjirokastër, arrestohet për zjarrëvënie një 66-vjeçar

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Kamber Pasho, banues në fshatin Kosovë të komunës Piskovë në Përmet.
Arrestimi i tij pasi 66-vjeçari rreth orës 13.00 , ditën e djeshme në vendin e quajtur "Bregu i Stefos" në fshatin Kosovë të Komunës Piskovë", të rrethit Përmet, për të bërë pastrimin e arës së tij për ta përgatitur për mbjellje i ka vënë zjarrin.
Si pasojë e erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqje të madhe kullote, si dhe zjarri ka përfshirë edhe pyllin e Shkozës dhe pemë të tjera mbi fshatin Kosovë të Komunës Piskovë Përmet, ku janë djegur rreth 5 hektarë kullotë dhe rreth 2 hektarë pyll.
Në vendngjarje kanë mbritur forcat e policisë , policia pyjore dhe punonjësit e komunës Piskovë si dhe banorë të fshatit, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe më pas shuarjen plotësit të flakëve.
Ndërhyrja në kohë ka bërë të mundur shpëtimin e përfshirjes nga zjarri të parkut me bredha Hotovë Përmet .