E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ekzekutohet me armë 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Vlorës . Një 27-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri brenda lokalit të tij.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e re” në lagjen “28 Nëntori” ku një person i armatosur ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit të Amarildo Delajt dhe ka qëlluar me kallashnikov drejt 27-vjeçarit.
 

I riu ka marrë plagë të rënda në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
 

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 27-vjeçarit ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›