Albanologët: Apel për ndihmë
06/07/2011 Pas 50 vjetësh aktivitet dega e Albanologjisë në Munih rrezikon të mbyllet
Dega e Albanologjisë në Universitetin e Munihut, Gjermani, rrezikon të mbyllet pas 50 vjetësh aktivitet, për shkak të reformimit të universiteteve në këtë vend. Rreth 30 albanologë të huaj dhe shqiptarë bëjnë apel për ndihmë nga shtetet shqiptare.
Dega e Albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të Munihut (LMU) kremton këtë vit 50-vjetorin e zhvillimit të saj, pasi ka kaluar nëpër disa faza që nga shtatori i vitit 1961. Funksionimi i kësaj dege lidhet me emra të tillë si prof.dr Martin Camaj, i cili që në çelje të saj deri më gusht 1990 ka qenë lektor pa pagesë, docent privat me statusin e punonjësit shkencor, profesor jashtë plani, profesor universiteti për albanologji. Një tjetër emër që ka shërbyer në këtë degë ka qenë prof. dr. Wilfried Fiedler (Berlin/RFGJ), i cili nga prill 1990 – prill 1998 ka qenë profesor universiteti për albanologji. Pjesë të stafit akademik të degës së albanologjisë në Munih kanë qenë edhe prof. dr. Rexhep Ismajli (Prishtinë/Kosovë) apo prof. dr. Bardhyl Demiraj.
Dega e albanologjisë është pjesë përbërëse e Institutit të Gjuhësisë Krahasuese-Indoevropiane, si edhe i Albanologjisë në LMU. Ky status ruhet ende sot i akredituar në matriksin e sistemit universitar tradicional gjerman, çka e ka bërë këtë degë të jetë unike në gjithë atë pjesë të arealit shkencor albanologjik që shtrihet jashtë hapësirës kompakte shqipfolëse në Ballkan. Dega mbulon deri sot në aktivitetin e vet shkencor-universitar në këto fusha:
filologji dhe histori e gjuhës shqipe; gjuhësi sinkronike e shqipes standarde dhe dialektologji; letërsi shqipe, kulturë popullore dhe antropologji historike; albanologji në kuadrin e gjuhësisë krahasuese indoevropiane; albanologji në kuadrin e studimeve të Evropës Juglindore; mësim praktik i shqipes me kurse intensive në katër nivele të ndryshme përbën një ndër shtyllat bosht të programit universitar.
Sipas prof. dr. Bardhyl Demirajt, në degën e Albanologjisë, Munih, njohja e studimi i shqipes, i letërsisë, historisë dhe i kulturës shqiptare e për rrjedhojë edhe aktiviteti i degës së albanologjisë në LMU ka mundur të fitojë gjithnjë e më shumë terren në 20 vitet e fundit. Numri i studentëve që studiojnë dhe doktorojnë në Albanologji ka arritur deri në 30 vetë (në vitin universitar 2009). Dega e Albanologjisë pranë LMU organizon prej dhjetë vitesh me sukses në çdo tre-katër vjet “Tubimin kulturor-Shkencor Gjermano-Shqiptar” (2003, 2005, 2008), ku marrin pjesë albanologë të njohur nga vende të ndryshme të Evropës dhe SHBA-ve. Në tubimin e katërt me temë qendrore “50 vjet albanologji në Munih” që u zhvillua në datat 23-26 qershor të këtij viti morën pjesë 30 albanologë të njohur nga 12 vende të ndryshme të Evropës dhe SHBA-ve.
Perspektiva e degës
Reformimi i sistemit universitar gjerman në kuadrin e procesit reformues të Bolonjës që ka të bëjë me kalimin nga sistemi me magjistraturë në atë me dy nivele: Bachelor dhe Master, po ndikon negativisht në mbarëvajtjen e aktivitetit të degës së albanologjisë, nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme me personel mësimdhënës që të zhvillojë aktivitetin e vet universitar si degë më vetë në nivelin e parë (Bachelor). Mungesa e një lektori dhe/ose e një docenti universitar në nomenklaturën e degës ka kushtëzuar si masë paraprake në organizimin e formimit universitar të nivelit të parë (Bachelor) shkrirjen e plotë të programit universitar të albanologjisë me atë të dy degëve të tjera universitare në LMU: me Gjuhësinë Krahasuese dhe Indoevropiane (prof. dr. O. Hackstein) dhe Gjuhësinë e Përgjithshme dhe Tipologjinë Gjuhësore (prof. dr. W. Schulze).
Në këtë kontekst të ri dega e albanologjisë pranë LMU është transformuar në nivelin e parë të sistemit universitar në një fushë studimi me drejtim thjesht gjuhësor, duke rrezikuar kështu seriozisht të humbasë njëherë e përgjithmonë fizionominë e fituar gjatë një pune të mundimshme prej më se pesë dekadash, pikërisht atë të një dege universitare rajonale, ku krahas gjuhës dhe kërkimit gjuhësor studiohet kultura dhe historia e popullit shqiptar në kohë dhe hapësirë. Fati i saj mbetet pasigurt edhe për nivelin e dytë të studimit universitar (Master), sa kohë që dega mbulohet vetëm me një vend profesure dhe pa një lektorat të rregullt, sikurse është rasti në degët e tjera universitare me karakter rajonal.
“Meqë probleme të kësaj natyre: lektorate, përkatësisht vendet e lektorëve të gjuhës amtare në universitetet e RFGJ-së përgjithësisht përcaktohen e saktësohen në marrëveshjet kulturore ndërshtetërore shprehim bindjen se Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, si edhe Republika e Maqedonisë do të mund të siguronin vazhdimësinë e së vetmes degë universitare albanologjike në Evropën Perëndimore, në rast se do të mund të kontribuonin në këtë drejtim, siç mund të ishte p.sh. përshpejtimi i punës për ratifikimin e një marrëveshjeje kulturore ndërshtetërore me Republikën Federale Gjermane. Gjithsesi dega e gjen të mirëseardhur çdo lloj ndërmarrje pozitive që qeveria e Republikës së Shqipërisë, e Republikës së Kosovës, si edhe ajo e Maqedonisë do ta gjykonin me vend në zgjidhjen e këtyre vështirësive të rastit e që kanë të bëjnë pikërisht me përhapjen në Perëndim të vlerave kulturore të kombit që këto vende përfaqësojnë”, pohojnë në deklaratën e tyre albanologët.
Aktiviteti botues
Dega me projektet e veta shkencore mëton një vend qendror në arealin kulturor albanologjik edhe sa i përket aktivitetit botues, i cili krahas ndërmarrjeve individuale të punonjësve shkencorë dhe doktorantëve të degës (B. Demiraj, J. Xhyra-Entorf, D. Markus Peters, L. Jusufi, F. Kinzle) dallohet edhe për organizimin e punimeve përmbledhëse në shtëpi të njohura botuese në Perëndim, siç kanë pasur fatin të botohen aktet e tri tubimeve albanologjike të mbajtura deri sot. Rezultat i një projekti afatgjatë ishte vitin e kaluar edhe vëllimi përkujtimor që ju përkushtua themeluesit të degës, shkrimtarit dhe intelektualit të njohur Martin Camaj: “Wir sind die Deinen” (Ne jemi të tutë – Wiesbaden 2010, 800 f.) si edhe botimi i plotë i veprës së tij letrare në 10 vëllime nga shtëpia botuese Onufri (Tiranë 2010). Pjesë e kontributit të degës është edhe laureimi i Martin Camajt vitin e kaluar me medaljen “Nderi i Kombit” (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.