Berat, prezantohet studimi hapsinor mbi qytetin
BERAT- 22 studentë dhe 8 pedagogë të Universitetit publik “Ekol Special Depravu” Paris në bashkëpunim me studentë e pedagogë të Universitetit Politeknik të degës së Inxhinieri-Ndërtimi në Tiranë, kanë prezantuar sot një Studim Hapësinor për qëndrën e qytetit të Beratit dhe lumin Osum.
Bëhet fjalë për një studim të plotë, në të cilin përfshihen studimi historik, arkitekturor, gjeologjik, hidrologjik, mjedisor dhe infrastrukturor i qytetit.
Studimi ka si qëllim trjatimin e lumit Osum, përfitimin e tokës nga sistemimi i shtratit të lumit, trajtimin e qëndrës së qytetit dhe trajtimin e fasadave të banesave në lagjet muzeale.
Studimi hapësinor për sheshin qëndror të qytetit dhe lumin Osum do ti nënshtrohet analizave të mëtejshme nga ana e specialitsëve të Institucioneve përkatëse, duke u bazuar edhe në statusin e qytetit të çertifikuar në UNESCO, për ta kthyer këtë studim në projekt zbatimi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)