Instituti i Arkeologjisë boton Korpusin e Qëndrave Arkeologjike
TIRANË- Instituti i Arkeologjisë ka filluar punën për botimin e tre vëllimeve të Korpusit të Qëndrave Arkeologjike shqiptare, që pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.
Sipas drejtoreshës së Institutit të Arkeologjisë, Shpresa Gjongecaj, këtë vit këtij institucioni i është akorduar një fond për shkencën, kryesisht botime, ndaj është menduar të botohet korpusi arkeologjik, i cili synon tre tematika të përcaktuara që hedhin dritë në historinë e lashtë të vendit tonë.
Një prej botimeve do të jetë botimi i Korpusit të Thesarit. "Do të jetë një nga thesarët antikë në Shqipëri, që fillon nga shekulli 5 deri në shek. 1 p.e.s. Janë 43 thesare, që përbëjnë 20 mijë copë monedhash, që dëshmojnë se për herë të parë monedha në territorin shqiptar ka ardhur në shekullin e 5-të p.e.s",- tha Gjongecaj.
Korpusi i dytë është qyteti në shekujt 4-6 të erës sonë, i cili do të përmbledhë në një vëllim gërmimet që janë bërë në shumë qëndra. Ndërsa korpusi tjetër ka të bëjë me vendbanimet prehistorike.
“Botimet do të jenë rezultate të punës shumëvjeçare që arkeologët kanë bërë në terren”,- theksoi Gjongecaj. Korpusi i Qëndrave Arkeologjike do të përmbajë gjithsejë 14 vëllime, por vetëm tre pritet të përfundojnë këtë vit.
(atsh/BalkaWeb)