Monodrama për Nënë Terezën edhe në Maqedoni
TIRANË- Monodrama ‘Pikëllim dhe dashuri’, e regjisores dhe aktores Klodiana Kadillari, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Teatrit Ndërkombëtar ‘Aktori i Europës’, i cili fillon sot në Prespë të Maqedonisë.
Artistja Klodiana Kadillari është shprehur se ndihet e privilegjuar dhe e vlerësuar për ta përfaqësuar Shqipërinë ne Festivalin ‘Aktori i Europës’, ku sipas saj janë përzgjedhur performancat më të arrira dhe më të vlerësuara nga shtetet përkatëse.
Monodrama e autorit Fahri Hysaj, kushtuar personalitetit të Nënë Terezës, u përzgjodh nga kryetari i festivaleve teatrore ndërkombëtare të Maqedonisë, Blagoj Stefanovski.
‘Pikëllim dhe dashuri’ ka në përmbajtje letrat origjinale të Gonxhe Bojaxhiut, marrë nga vepra e Don Lush Gjergjit. Me anë të kësaj monodrame autori kërkon të tregojë atë anë të brendshme të Nënë Terezës, që deri në vdekje qëndroi si një plage dhimbjeje, pikëllimi dhe dashurie për nënën e saj, Drane Bojaxhiu. Shfaqja vjen me thyerje të karakterit, nga një vdekje imagjinare, në ndërrimin e kostumit nga një vajze 14-vjeçare, më pas në një 35-vjeçare e deri në amshim.
Monodrama ‘Pikëllim dhe dashuri’, pjesëmarrëse në Festivalin e Regjisorëve të Rinj në vitin 2010, është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si projekti me i vlerësuar dhe ka fituar çmimin ‘Inkurajues’.
‘Pikëllim dhe dashuri’ merr pjesë në këtë festival pas interpretimit në skenën e Teatrit ‘Istref Begolli’ në Pejë, në Festivalin Ndërkombëtar ‘Monoakt’. Ndërsa më pas shfaqja do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Kumanovë.
(atsh/BalkanWeb)