E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Cilesia e standardeve tregon kontrastin e asaj qe lame pas”

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha ka inspektuar dje perfundimin e rikonstruksionit te rruges “Brigada e VIII”, ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane. Bashkia ne kete rruge ka kryer nje investim prej 30 milione lekesh, duke permiresuar ndjeshem infrastrukturen e kesaj zone qe megjithese eshte nje nder zonat me te frekuentuara te Tiranes ishte lene prej vitesh ne gjendje te mjerueshme dhe nderhyrja ne te ishte nje kerkese e vazhdueshme e rreth 5 mije banoreve dhe pronareve te bizneseve. Gjate fjales se tij kryebashkiaku tha se ky eshte vetem fillimi i punimeve, pasi Bashkia ka ne plan te realizoje rikualifikimin total te zones se ish-Bllokut, ndersa shtoi se cilesia e punimeve tregon qarte kontrastin qe ekziston me ate qe lame pas dhe asaj qe projektin Bashkia e Tiranes per te ardhmen e qytetit. “Rindertimi i rruges “Brigada VIII”, kesaj rruge qe eshte ne zemer te Bllokut, ne zemer te Tiranes tregon ne radhe te pare se perpjekja e Bashkise per te kthyer nje standard jete ne Tirane, me norma evropiane nuk eshte e domosdoshme vetem ne periferi apo ne lagjet e Tiranes, por edhe ketu ne zemer te Tiranes. Sic e shikoni dhe sic tregojne qarte fotot e se kaluares, konkluzioni i dyte eshte se kemi te bejme me nje model te ri i cili ne thelb ka punen me cilesi, qe kryhet per shkak te nje planifikimi transparent”, - u shpreh Basha. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka garantuar banoret se pervec dy rrugeve te rikonstruktuara ne kete zone, ish- Blloku do i nenshtrohet nje rikualifikimi urban. “Duke siguruar banoret e kesaj zone, qe se shpejti e gjithe zona do i nenshtrohet nje rikualifikimi urban te ketyre parametrave. Kerkoj nga qytetaret qe te na japin mundesine, forcen dhe resurset per te ecur perpara e per te mos u kthyer pas, duke bere asgje me shume se krahasimin mes ketij modeli qe kemi sot perpara, perpara syve tane dhe modeleve te se kaluares”,- eshte shprehur Basha.

Premtimi

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka garantuar banoret se pervec dy rrugeve te rikonstruktuara ne kete zone, ish-Blloku do i nenshtrohet nje rikualifikimi urban.

“Duke siguruar banoret e kesaj zone, qe se shpejti e gjithe zona do i nenshtrohet nje rikualifikimi urban te ketyre parametrave. Kerkoj nga qytetaret qe te na japin mundesine, forcen dhe resurset per te ecur perpara e per te mos u kthyer pas, duke bere asgje me shume se krahasimin mes ketij modeli qe kemi sot perpara, perpara syve tane dhe modeleve te se kaluares”,- eshte shprehur Basha.

“Te mos e kthejme modelin klientelist te Rames”

Kryebashkiaku Basha ka zhvilluar nje bashkebisedim me banore te njesise bashkiake nr. 8, nje nga zonat e diskriminuara persa i perket zhvillimit te prones gjate 11 viteve te drejtimit te Bashkise nga Edi Rama. Kryebashkiaku Basha u ka bere thirrje banoreve qe me 23 qershor te vendosin me voten e tyre per te ecur perpara, duke refuzuar kthimin pas tek modeli klientelist. “Ka dale ish-kryetari, sic e keni degjuar ka tre-kater dite, qe kur ka firmosur planin Kryeministri Berisha dhe ne vend qe te heshtte, del ketu dhe thote se me 23 qershor do anuloje planin. Ka treguar se cfare qendrimi do te mbaje nese i jepet mundesia te administroje ne pushtet. Do te zhbeje gjithcka dhe cdo gje! Per fat te mire nuk eshte nuse e re, e njohim! Vota e 23 qershorit percakton drejtimin mbi kete proces”,- eshte shprehur Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›