E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kiesewetter: Te plotesohen vendet ne KQZ

INTERVISTA/ Deputeti kristiandemokrat, Roderich Kiesewetter, raportues per Shqiperine ne komisionin e jashtem parlamentar gjerman mbi zhvillimet parazgjedhore ne Shqiperi dhe shpresen per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE

Fushata zgjedhore per zgjedhjet parlamentare 2013 ne Shqiperi eshte ne pikun e saj. Keto zgjedhje konsiderohen si test i rendesishem per te ardhmen e integrimit ne BE. Cfare pret Gjermania nga politika shqiptare?

Fillimisht dua te them se jam shume optimist qe ecuria e zgjedhjeve parlamentare kete here ne Shqiperi do te jete pozitive. Mendoj se te gjitha partite politike qe konkurrojne per te qene pjese e parlamentit kane nje interes te madh qe zgjedhjet kete vit te jene te ndershme dhe transparente, dhe nuk kam dyshim qe keshtu do te ndodhe. Por pas kesaj duhet filluar pa vonese nga puna. Funksionaliteti i parlamentit, administrata publike, shteti i se drejtes, luftimi i korrupsionit, por edhe lufte intensive kunder kriminalitetit te organizuar duhet te jete ne interes te parlamentit dhe qeverise se re. Ne kemi interes te madh qe Shqiperia te marre mundesisht shpejt statusin e vendit kandidat. Po qe se populli eshte i vetedijshem per kete, por edhe Parlamenti atehere ndodhemi ne rrugen e duhur.

Ne Shqiperi deri me sot jane mbajtur vetem zgjedhje te kontestuara. Shpresoni se kete here do te jete me ne fund ndryshe?

Po nuk mund te perfytyroj gje tjeter vec asaj qe vendi ka mesuar nga zgjedhjet e kaluara. Kam besim se keshtu do te jete, do te ishte per te ardhur keq nese do te ndodhte ndryshe, sepse kjo do ta shtynte edhe me tej marrjen e statusit te vendit kandidat. Jam optimist qe jo vetem elektorati, por edhe personat pergjegjes per zhvillimin e procesit zgjedhor do te bejne c'eshte e mundur qe keto zgjedhje te jene zgjedhje teresisht te pranuara.

Por nje pike delikate keto zgjedhje e kane qe tani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk punon me kapacitet te plote. Kryetari i komisionit per Ballkanin ne Parlamentin Europian, Eduard Kukan e ka cilesuar KQZ-ne te ligjshme, por qe nuk funksionon ashtu sic duhet. Mund te kthehet kjo teme ne bumerang pas zgjedhjeve?

Rreziku ekziston gjithmone, por une do te paralajmeroja nga venia kaq heret e barrierave. Une do te apeloja tek personat pergjegjes qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - i kemi ende pak jave kohe deri me 23 Qershor - qe KQZ te funksionoje me kapacitete te mjaftueshme. Nuk duhet te jete thjesht nje komision legal, legjitim, por ai duhet te jete i afte te funksionoje. Por kemi edhe pak kohe, dhe une mbetem me besimin qe ne fund te triumfoje arsyeja.

Tonet politike ne kete fushate zgjedhore megjithe konfrontimet apo fyerjet tipike per politiken shqiptare duken disi me te orientuara nga temat konkrete qe prekin qytetaret si lufte kunder papunesise apo futja e nje takse progresive ne rast te fitores se socialisteve. Do te thonit se politika shqiptare ka mesuar nga kriza e rende e dy viteve te fundit?

Mendoj se po. Te dhenat ekonomike jane disi me te mira se sa pritej, por me e rendesishme se kjo eshte qe vete partite e kane kuptuar se sa i nevojshem eshte nje parlament funksionues. Besoj se nga krizat e kaluara jane nxjerre mesime. Kam vetem nje shprese qe pas zgjedhjeve humbesit te mos merren me fajesime te pales tjeter, dhe qe fituesit te perdorin tone pajtuese, qe ata t'i japin doren njeri-tjetrit. Atehere shoh perspektiva shume te mira qe Shqiperia ka shanse me te mira per te marre statusin e vendit kandidat se para nje viti.

Javen e shkuar parlamenti miratoi tre ligjet e prapambetura qe shiheshin si pengesa e fundit dhe qe hapin rrugen per marrjen e statusit te vendit kandidat. Do te jape Gjermania tani driten e gjelber per Shqiperine?

Kjo varet se si do te krijohet qeveria e re pas zgjedhjeve, nese parlamenti i ri do te jete funksional. Ne ne Gjermani kemi vete zgjedhje ne shtator, keshtu qe nuk mund te flas per Bundestagun e ardhshem, aq me pak per qeverine e ardhshme gjermane. Por ne parlamentin gjerman ka nje simpati te madhe per te vleresuar progresin e Shqiperise - dhe po qe se zgjedhjet jane te mira dhe me pas qeveria e opozita e ardhshme bashkepunojne mire me njeri-tjetrin atehere nuk njoh argumente te tjera kunder.

Pra zgjedhjet-est jane pika nevralgjike e Shqiperise...

Jo, testi me i rendesishem eshte nje parlament funksional dhe nje qeveri me besueshmeri dhe e forte.

Megjithese ne Shqiperi ekziston endrra per integrimin ne Bashkimin Europian, BE e ka refuzuar disa here statusin kandidat duke ndeshkuar ne fund te fundit qytetaret shqiptare me kete, apo u desh keshtu nje mesim i forte per politikanet?

Nuk eshte fjala per ndeshkim, por thjesht per respektimin e kritereve, dhe kur keto kritere duhen permbushur nga cdo vend, se fundmi nga Kroacia, nuk mund te behet asnje perjashtim. Shqiperia e ka vete ne dore statusin. Por mendoj se tani qe eshte bere me se e qarte se statusi kandidat vjen kur te permbushen kriteret, eshte per kedo transparente dhe e kuptueshme se kjo eshte nje zgjidhje e mire. Kjo eshte kuptuar edhe ne Shqiperi. Edhe nga udhetimet e mia ne Shqiperi e di se me sa seriozitet punohet nga parlamenti, nga kryetarja Topalli dhe jam i gezuar qe me fund opozita dhe qeveria veprojne me pa emocione se para nje viti. Po qe se kjo fryme vazhdon jam optimist per vjeshten. Dua te theksoj se ne jemi konstruktive, vetem me kritike nuk arrihet shume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›