E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Bie inflacioni, arrin ne piken me te ulet qe prej nje viti Eglantina Nasi

Inflacioni, ka arritur se fundmi ne vleren me te ulet te shenuar qe prej nje viti. Duke figuruar te jete keshtu, ne perputhje me politikat e Bankes se Shqiperise per mbajtjen e tij nen kontroll, brenda niveleve prej 2-3%. E duke treguar kesisoj se ky tregues i rendesishem makro, po ecen ne teresi sipas parashikimeve te bera mbi ecurine e ekonomise se vendit. Nje dukuri e tille bie ne sy gjate shqyrtimit me te fundit te raportit qe Instituti i Statistikave ka publikuar mbi Indeksin e Cmimeve te Konsumit, sipas te cilit, gjate muajit maj te ketij viti, ky tregues ka shenuar nje renie deri ne nivelin prej -1%. Ndersa ne rang vjetor, ndryshimi rezulton ne nivelin prej 2.1%, vlere kjo qe tregon realisht edhe kuotimin e inflacionit si te tille ne ekonomi. Kujtojme se ne muajin maj te vitit te kaluar, inflacioni ka qene ne nivelin prej 1.9%, per te vijuar me pas ne kuotimin me te larte te tij gjate muajit gusht 2012, me vleren prej 2.8%. Nderkaq, ulja e inflacionit per muajin maj 2013, sic edhe mund te konstatohet nga shifrat e ofruara prej INSTAT-it, eshte percaktuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkolike”. Cmimet e produkteve te te cilit kane rene ne tregje, me nivelin deri -2.5% gjate muajit maj 2013, krahasuar me muajin pararendes, prillin. Dhe kjo, pikerisht fale rritjes se pranise te prodhimit bujqesor vendas neper tregje. “Ulja me e madhe prej -16% verehet ne nengrupin “zarzavate, perfshire patatet”. Ketu mund te permendim uljen e cmimit te patellxhaneve me -38.3%, domateve me -37.1%, kastraveceve me -24.7%, specave me -23.4%, sallates jeshile me -19.1% etj”, citon raporti i INSTAT-it lidhur me nje dukuri te tille. Teksa ka shtuar se ulje cmimesh gjate muajit maj 2013, jane vene re edhe ne disa nengrupe te tjera te ushqimeve, ku mund te permendim uljet ne nengrupin “qumesht, djathe e veze” me -1.2%, “vajra dhe yndyrna” me -0.7%, “peshk” me -0.2% etj. Kujtojme nderkaq, se ne teresi, grupi “Ushqime dhe pije joalkolike” ka nje kontribut ne normen vjetore te inflacionit, mbi 91%. Keshtu qe ndryshueshmeria e tyre, paraqet direkt ndikim edhe ne luhatjen e treguesit makro-ekonomik te inflacionit. Nga ana tjeter, tabela statistikore e INSTAT-it tregon se renie gjate muajit maj te ketij viti kane shenuar edhe cmimet e aspekteve te tjera jetesore, si banimi, veshja etj. Konkretisht, ekspertet e INSTAT-it deklarojne se indeksi i grupit “Veshje dhe kepuce” ka shenuar nje ulje prej -0.4%. Dhe se ai i grupit “Qira, uje, lende djegese dhe energji elektrike”, shenoi nje ulje prej -0.1%, ku mund te vecohet ulja e cmimit te gazit te lengshem me nivelin prej -1.7%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›