E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi i taksave nuk duhet te ndryshoje Nga Ilirian Agolli / Zeri i Amerikes

Analiste te ekonomise dhe perfaqesues te qarqeve te biznesit po ndjekin me vemendje premtimet ekonomike gjate fushates zgjedhore te partive te medha, ku vend kryesor ka zene modeli i takses se sheshte sipas PD apo takse progresive sipas PS

Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes, Nikolin Jaka, thote se “ne pergjithesi sipermarrja dhe bizneset mbeshtesin dhe do te mbeshtesin sistemin tatimor qe eshte sot; nje takse e sheshte me tarifa te uleta, duke patur parasysh qe eshte nje ekonomi ne zhvillim dhe ka nevoje per stimulim me reforma dhe me sisteme fiskale”.

Eksperte te njohur si Adrian Civici, pohojne se taksa e sheshte gabimisht kritikohet sikur te ishte takse unike. Ndersa taksa progresive ende nuk eshte e qarte nese do te jete me 3 apo me 11 shkalle, dhe se me cfare formule do te zbatohet ajo mbi pagat, mbi fitimin, mbi qarkullimin apo mbi pronat. “Nderhyrja ne sistemin e taksave eshte shume e veshtire dhe nuk mund te jete qellim ne vetvete, kur ende nuk jane caktuar objektivat ekonomike dhe as menyra e reformimit te sistemit” - thote z. Civici. Ai thekson se forma e takses nuk eshte mjeti cudiberes per mireqenie, dhe as mjeti kryesor per te mbushur buxhetin e shtetit.

??Sipas ekonomisteve, buxheti e peson i pari nga ulja e madhe e taksave qe po premtojne te dy partite kryesore, te cilat njekohesisht me uljen e taksave po premtojne investime dhe begati nga po ky buxhet qe po e dobesojne. Ne Qendren per Kerkime Ekonomike, drejtuesi i saj, Zef Preci, thote se sistemi i taksave nuk ka nevoje per ndryshime te medha, por per korrigjime. “Qendrimi i PD per te korrigjuar ne ecje e siper taksen e sheshte synon te mbroje rrugen e ndjekur deri tani nga qeveria, ndersa deklarimi i PS per taksen progresive eshte me teper nje menyre per ta shfaqur ate me qarte si nje parti te majte” - thote ai.

??Ndersa Gjergj Buxhuku perfaqesues i Konfindustria-s, thote se “ne fillim te fushates qendrimet e partive per taksat ishin te kunderta, ndersa tani qe fushata po shkon drejt fundit qendrimet e tyre po afrohen, aq sa duken se jane brenda nje platforme”. Sipas tij, Shqiperia eshte e rrethuar nga vende me taksa te uleta e te sheshta qe synojne te terheqin sa me shume investime te huaja dhe, per shkak te konkurrences, nuk mund te beje dallim nga kjo situate.

Sipas analisteve, Bashkimi Europian eshte neutral sa i takon sistemit te taksave ne Shqiperi sepse gjysma e BE zbatojne taksen progresive dhe gjysma tjeter taksa te sheshta, por ne teresi ata thjesht jane te interesuar qe ekonomia shqiptare te shendoshet dhe te permbushe standardet europiane, pavaresisht nga metodat.

Ekonomistet pohojne se taksa eshte vetem nje element i punes, ndersa rruga me e sigurt e suksesit ne kete kohe krize nuk eshte ndryshimi i sistemit tatimor, por sic rekomandojne FMN dhe BE, eshte shendoshja e financave publike me politika shtrenguese buxhetore, ekuilibrimi i financave publike, si edhe nje seri masash qe nxitin rritjen ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›