Nishani takon presidentin gjerman: Shqipëria vullnet për zgjedhje me standarde
BERLIN- I ftuar të marrë pjesë në Takimin e 18-të Ndërkombëtar të Berlinit që zhvillohet në Parlamentin Gjerman, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua me Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Joachim Gauck dhe Kryetarin e Parlamentit gjerman, Norbert Lammert. Në këto takime Kreu i Shtetit shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërisë, Valter Ibrahimi dhe drejtori i kabinetit, Florjan Nuri.
Gjatë takimit me Presidentin Gjerman Joachim Gauck, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pati rastin të theksojë mirënjohjen e tij dhe të popullit e shtetit shqiptar ndaj miqësisë dhe mbështetjes së ofruar ndër vite nga shteti gjerman në shumë sektorë prioritarë për zhvillimin në Shqipëri.
Në përgjigje të interesimit të Presidentit Gauck, Kreu i Shtetit bëri një ekspoze të aspekteve të ndryshme mbi zhvillimet historike të vendit tonë si dhe reformat e fundit të ndërmarra në Shqipëri në drejtim të forcimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.
Në vijim, Presidenti Nishani theksoi rëndësinë që shteti shqiptar i jep marrdhënieve rajonale në funksion të fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit me vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe përqasjen konstruktive të ndjekur nga shteti shqiptar në vijimësi.
Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, Kryetari i Shtetit vuri në pah rëndësinë e thellimit dhe forcimit të mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme, vecanërisht atë ekonomike, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme e të pandërprerë të Gjermanisë në rrugëtimin integrues të Shqipërisë në strukturat evropiane. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit e konsideroi si mjaft të rëndësishëm mundësinë e rritjes së marrdhënieve ekonomike midis dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm për rritjen e imazhit të Shqipërisë në raport me rritjen e investimeve direkte gjermane në Shqipëri si një faktor i rëndësishëm i forcimit të mëtejshëm të marrdhënieve midis dy vendeve tona.
Në të dyja takimet, me Presidentin Gauck dhe Kryetarin Lammert, Kreu i Shtetit Shqiptar informoi të dy bashkëbiseduesit mbi situatën parazgjedhore parlamentare duke vlerësuar se Shqipëria ka infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe teknike si dhe kushtet e duhura, përfshirë pjekurinë qytetare dhe vullnetin politik, për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të lira, të ndershme dhe sipas standardeve të kërkuara me qëllim përmbushjen e aspiratës integruese të popullit shqiptar.
Duke përshkruar zhvillimet më të fundit dhe reformat e ndërmarra në Shqipëri në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, këto edhe në kuadër të procesit të përmbushjes së kritereve të kërkuara integruese për në Bashkimin Evropian, Presidenti Nishani theksoi gjithashtu rëndësinë dhe seriozitetin që shteti shqiptar dhe institucionet e tij i japin marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet fqinje në rrugëtimin e tyre të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Ne e shohim Ballkanin Perëndimor si pjesë natyrale të Evropës. Shqipëria ka patur dhe do të vijojë të ketë një përqasje konstruktive për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne besojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rrugë të vetme karshi të ardhmes dhe ajo është arritja e standarteve dhe integrimi i vendeve tona në Bashkimin Evropian. Padyshim që ky është një proces i cili kërkon kohën e tij të arrihet, por ne jemi të vendosur për të ecur përpara në këtë drejtim”, është shprehur ndër të tjera kreu i shtetit në takimin me kryetarin e parlamentit gjerman.
(m.a/BalkanWeb)