Athina-Shkupit: Nuk kemi vënë veto në NATO
Gazeta greke "Etnos", duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, njoftoi sot se pozicioni grek për akuzën e Maqedonisë është se në Samitin e NATO-s në Bukuresht, Greqia nuk ka përdorur veton e saj, por në unanimitet me të gjitha anëtaret e Aleancës e ka kushtëzuar anëtarësimin e Shkupit me zgjidhjen e mosmarrëveshjes lidhur me emrin zyrtar të vendit.
Agjencia e lajmeve ANA-MPA citonte një deklaratë të shefes së diplomacisë greke, Dora Bakoyannis, e cila theksoi në fundjavë në Kretë se Greqia "ka kundër-argumente të forta" për padinë e Maqedonisë dhe ripërsëriti akuzën se "problemi qëndron në mos tolerancën që manifeston Shkupi".
Maqedonia i parashtroi dje Gjykatës së Hagës argumentet me shkrim për padinë kundër Greqisë për shkelje të një marrëveshjeje të përkohshme dypalëshe të vitit 1995 përmes bllokimit të ftesës së anëtarësimit të Maqedonisë në NATO gjatë punimeve të Samitit të Bukureshtit.
Athina duhet të paraqesë kundër-argumentet e saj brenda gjashtë muajve të ardhshëm.
Pas marrjes së materialeve argumentuese nga të dyja palët gjykata duhet që të kryejë konsultime me ta dhe të vendosë se çfarë procedure do të zbatojë.