E Diel, 1 Nëntor 2026

Kelmendi: Gjyqtarët dhe prokurorët të kthehen në veri

"Sigurisht se kthimi i gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës në veri të vendit do të bënte një gjyqësor sa më efikas, sepse parakusht për sundimin e ligjit është edhe puna e gjykatave që e interpretojnë ligjin", ka thënë znj Kelmendi për gezetën "Lajm".

Ndërkaq largimin e punëtorëve serbë nga vendet e tyre të punës ajo e ka cilësuar si ndërhyrje politike të Beogradit. Para se të shpallej pavarësia e Kosovës, rikujton znj. Kelmendi, gjykatëst dhe prokurorët serbë së bashku me ata shqiptarë kanë punuar në mënyrë shumë korrekte dhe janë marrë edhe me lëndët e njëri tjetrit. EULEX-i ka rihapë gjykatat në veri të Kosovës më 9 dhjetor të vitit të kaluar, por pa punëtorë shqiptarë dhe serbë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›