E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letonia në referendum për gjuhën ruse

Në Letoni ka nisur referendumi që do të mund t’i jepte rusishtes statusin e gjuhës së dytë zyrtare në ish-republikën sovjetike.

Votuesve u kërkohet të përgjigjen nëse janë në favor të miratimit të këtij amendamenti kushtetues.

Masa është hedhur poshtë nga Parlamenti letones dhjetorin e kaluar dhe thuhet të ketë pak gjasë për të kaluar në referendumin e së shtunës.

Letonishtja ka qenë e vetmja gjuhë zyrtare në këtë vend, prejse ka shpallur pavarësinë nga Kremlini në vitin 1991. Por, pas 50 vjetësh si republikë sovjetike, rreth një e treta e popullsisë 2 milionëshe konsiderohet rusisht-folëse.

Çështja e gjuhës u ngrit nga një parti opozitare pro-ruse, e cila shënoi fitore në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit të kaluar. Qeveria e qendrës së majtë në Letoni u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë kundër projekt-ligjit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›