E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit, lista e re brenda janarit

Autori i Lajmit: Entela DurajBrenda këtij muaji do të miratohet lista e re me emrat e të përndjekurve politikë të cilët do të përfitojnë dëmshpërblimin. Sipas burimeve mësohet se në listën e re do të favorizohet ajo kategori e të përndjekurve të cilët janë ende gjallë, ndrësa trashëgimtarët do të mbeten në plan të dytë, (kjo edhe për shkak të moshës së thyër të ish/të burgosurve politikë të cilët të mund të tërheqin vetë dëmshpërblimin që ju takon). Aktualisht dëmshpërblimi për ish/të përndjekurit poltik po vijon sipas kronologjsië së emrave të miratuar nga qeveria. Sipas kreut të Institutit të ish të Përndjekurve Poltikë Simon Mirakaj, momentalisht po kalohen lekët në llogaritë banakre sipas listave të miratuara në muajin dhjetor të vitit 2009. Ndërkohë me një urdhër të ri ndalohet dorëzimi i dokumenteve të reja apo dosjeve të ish të përndjekurve në Ministrinë e Financave deri më datë 1 shkurt 2010. Për momentin po shqyrtohen dosjet e dorëzuara gjatë vitit që lamë pas për të nisur menjëherë pas kësaj edhe pranimi i dokumenteve të reja. Qeveria vendosi të dëmshpërblejë në fund të muajit dhjetor 2009, gati 325 ish të përndjekur politkë. Vendimi u mor në mbeldhejn e fundit të qeverisë. Ky dëmshpërblim (i cili po shpërndahet aktualisht) do të rrjedhë nga fondi prej 2 miliardë lekësh që i përket vitit 2009. Procesi i dëmshpërblimit ka nisur që në mars të vitit që lamë pas për cddo ish-të përndjekur politik që e gjen emrin në listën e miratuar. Ndërsa për sa i përket listës së fundit që është miratuar në mbledhjen e qeverisë, kanë mbetur afro 80 emra për të cilët po kalon dëmshpërblimi në llogaritë bankare. Emrat që kanë kaluar për dëmshpërblim gjatë 2009-ës i përkisnin të gjitha kategorive të ish-të përndjekurve politikë (të burgosur politikë, të pushkatuarit pa gjyq, të internuarit etj), ndërsa në listën që do të miratohet në janar të 2010-ës më shumë prioritet do tju lihet ish përndjekurve që janë ende gjallë dhe më pak trashëgimtarëve. Kësti i parë i dëmshpërblimit do të jetë 1/8 e shumës totale që u takon sipas viteve të dënimit që kanë kryer ose mesatarisht nga 1 milion lekë të vjetra deri në 1 milion e 500 mijë lekë, pasi kjo varet nga dënimi që ka kryer çdo person. Shuma e llogaritur do të transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues do të bëhet nga Ministria e Financave dhe të derdhet në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë e të përzgjedhura, në përputhje me nenin 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar. Ministria e Financave ka bërë llogaritjen e masës së dëmshpërblimit për çdo ish- të persekutuar, nisur kjo nga vitet e dënimit që secili prej tyre ka kryer. Pas shpalljes së listës me emrat e përfituesve, çdo person që e gjen emrin në të, duhet të paraqitet tek sportelet e një nga tetë bankave të autorizuara nga Ministria e Financave, për të hapur një llogari bankare, ku do ti kalohet shuma e parave që i takon. Pas hapjes së llogarisë, personat duhet të dorëzojnë fizikisht në çdo degë të thesarit vërtetimin, i cili përmban numrin e llogarisë, emrin, atësinë dhe mbiemrin. Pas këtij veprimi, është dega e thesarit ajo që raporton në Ministrinë e Financave dhe kjo e fundit autorizon kalimin e pagesave në llogaritë përkatëse të përfituesve. Në rast se ish-i dënuari nuk jeton më, llogaria mund të hapet në emër të bashkëshortes apo të fëmijëve, por, në këtë rast, familjarët duhet të bëjnë kujdes që të paraqesin pranë sporteleve të bankave certifikatën e vdekjes së të afërmit të tyre dhe të vërtetojnë me dokumente se janë ata trashëgimtarët e ish-të dënuarit. Projektbuxheti i vitit 2010 nuk parashikon dëmshpërblimin e të gjitha kategorive të ish-të përndjekurve, për familjet e të ekzekutuarve pa gjyq dhe për të internuarit. Deri më tani janë rreth 5 mijë emra të kaluar me vendim qeverie për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve.

Ky lajm është publikuar: 07/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›