E Hënë, 2 Nëntor 2026

Albërie Hadërgjonaj, fshehurazi në Tiranë

Këngëtarja e njohur, është zhvendosur këtë periudhë në Ulqin, ndërsa është shfaqur vetëm për pak orë në Tiranë para disa ditësh. 

Pas një periudhe të zhurmshme për jetën private të këngëtares, tani duket se Albëria u ka humbur nga sytë të gjithëve, ndërsa i është përkushtuar karrierës në muzikë. Rikthimi i saj u duk shumë interesant pas shfaqjes në një klip, "E ndezim pak" shumë ekspresiv, një këngë kjo e ritmit R and B dhe hip-hop. Në këtë këngë ajo u shqua për ekspresivitetin, veshjen interesante dhe një përshtatje totale të look-ut me muzikën. Nuk dihet asgjë në lidhje me jetën e saj private, sidomos pas zhurmës së krijuar për divorcin që i kërkoi bashkëshortit, Mentorit pas daljes së tij nga burgu.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›