E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bumçi vallëzim intim me Ildën

 

Janë shfaqur si një çift plot sharm, ndërsa kanë qenë të ftuarit special në dasmën e ish-shoqëruesit të tij, pak ditë më parë.  Aldo Bumçi dhe bashkëshortja e tij  Ilda, pas një vit martesë duket se janë ende ai çifti ideal dhe I lumtur, ku çdo gjë ecën për mrekulli. Ajo një bionde e brishtë, e veshur me fustan klasik ngjyrë mente,  dhe ai me kostum të errët serioz kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve të ftuarve në ceremoninë e dasmës.  Po ashtu, ata kanë qenë dasmorë të vërtetë, pasi janë ngritur disa herë të  vallëzojnë, shpeshherë në intimitet të plotë. Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi  dhe Ilda një nga vajzat binjake të ish-ministrit Safet Zhulali, lidhën kurorë 1 vit më parë.  Martesa e Ilda Zhulalit dhe Aldo Bumçit erdhi pas rreth 6 muaj fejese, ndërkohe që lidhja e tyre sentimentale zgjati plot 6 vite. Ndërkohë ata janë prindër të lumtur të djalit të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›