Albert Bunjaku, gati ekipin për miqësoren
Trajneri i përfaqësueses kosovare të futbollit, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në ndeshjen për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës, përballë Kombëtares “B” të Shqipërisë. Nga 22 futbollistët e grumbulluar, pjesa dërrmuese e tyre militojnë në kampionatin vendas. Mes tyre janë edhe katër futbollistë që aktivizohen në skuadra europiane: bëhet fjalë për Shpëtim Hasanin (IFK Norkoping), Arsim Gashin (IFK Mariehamn), Anel Raskajn (Halmstad BK) e Gjergj Bushaj (FK Istra). Bunjaku e konsideron këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme, pasi ai ka shansin të vëzhgojë në lojë disa prej lojtarëve që ende nuk janë aktivizuar. Kombëtarja e Kosovës do të mblidhet të martën, për të zhvilluar një stërvitje përpara ndeshjes së të mërkurës, e cila do të nisë në orën 14:00.
#