E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimraj: FSHF të përdorë të njëjtën dorë të hekurt

Incidenti

Rrëfimi i shefit të klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, implikon drejtuesit e Shkumbinit në incidentin e ndodhur në fushën e Shkumbinit. “Ndodhën akte të papëlqyera në Peqin, ku pjesëtarë të stafit teknik e gjuajtën me shkelma lojtarin tonë, Andi Lila, u shpreh Dimraj. Ky është një veprim jonjerëzor, pasi lojtari ynë ishte i shtrirë dhe kërkonte ndihmë mjekësore”. Numri dy i klubit të Tiranës theksoi se është dakord me vendimin e marrë nga gjyqtari. Madje ai kërkoi që rasti i së dielës në Peqin të merret në konsideratë nga organet përkatëse në FSHF dhe të gjykohet me të njëjtën ashpërsi, siç u gjykuan edhe incidentet e ndodhura gjatë derbit kryeqytetas, Tirana-Dinamo 1-2, ku kapiteni Mukaj dhe trajneri Tafaj përfunduan të ndëshkuar përkatësisht me katër ndeshje dhe një vit pezullim për përplasje të dhunshme me sulmuesin e bluve Elis Bakaj. Gjyqtari e nxori me të drejtë lojtarin e tyre me të kuqe, por më pas mbajti një tendencë të shprehur në favor të vendasve. FSHF të mbajë qëndrim siç mbajti ndaj nesh për rastin e ndodhur në derbin ndaj Dinamos. Ndërkohë që nuk e komentoi reagimin e deputetit Sulaj. Lojtarët thonë se ajo që ndodhi në Peqin ishte një maskarallëk i vërtetë dhe se kishte presione të ndryshme. Po ashtu një sërë ankesash shkojnë për fushën, që sipas tyre ishte për faqe të zezë dhe ka pasur dhunë verbale të tmerrshme.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›