E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro hedh peshqirin: Kampionati, i Dinamos

Besa

Besa i ka thënë përfundimisht lamtumirë ëndrrës në kampionat. Kjo është konfirmuar nga trajneri Shpëtim Duro, në përfundim të sfidës ku kavajasit u mposhtën 1-0 nga Dinamo. Drejtuesi i stolit verdhezi deklaroi: “Pas kësaj humbjeje, çështjen e titullit e konsideroj të mbyllur. Kjo edhe për faktin se tashmë diferenca me Dinamon është shumë e madhe. Pavarësisht daljes nga gara për të fituar kampionatin, ne do të vazhdojmë të bëjmë kampionatin tonë dhe do të japim më të mirën deri në javën e fundit. Jam i kënaqur nga loja e skuadrës, megjithëse dolëm nga fusha të mposhtur”. Në anën tjetër, tekniku dinamovit, Shkëlqim Muça, shprehu besimin se skuadra e tij do të jetë kampione: “Mendoj se gara u mbyll, kjo ishte një fitore e rëndësishme për ne. Kemi fituar ndaj dy kundërshtareve direkte dhe e rëndësishme është të vazhdojmë në këtë rrugë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›