Albert Bunjaku në 360 grade: Nga Lenart Johansoni te Kombëtarja e Kosovës

Dash Frashëri
Albert Bunjaku është shqiptari më i njohur në botën e futbollit suedez, kundërshtares së parë të Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2010. Trajneri i Kalmar FF në Suedi gjatë sezonve 2007 dhe 2008 është një ndër miqtë e dy legjendave suedeze të futbollit ndërkombëtar: ish-presidentit të UEFA-s, Lenart Johanson (tani President Nderi), por edhe ish-trajnerit të Kombëtares angleze, Sven Goran Erikson, aktualisht në drejtimin e Mancester Sitit, por edhe Lars Lagerback, trajnerit të përfaqësueses së Suedisë. JOHANSON - "Prej shtatë vjetësh jam përfaqësues zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës për diasporën dhe jam njeriu i vetëm që kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me UEFA-n dhe zoti Lenart Johansson është mik shumë i afërt i imi. Së fundi jam takuar me të para dy muajsh dhe një kafe me të është gjithmonë argëtuese, është shumë babaxhan. Mëson shumë nga përvoja e tij, por dhe di të trajtojë si të barabartë bashkëbiseduesit, madje folëm edhe për ndeshjen Shqipëri-Suedi për Botërorin 2010 (eliminatoret). Në Suedi kanë respekt për Shqipërinë, tha Johanson, pavarësisht se Suedia për momentin ka ekip shumë të mirë. Shqiptari nga Kosova, një suedez i natyralizuar, pasi jeton në vendin skandinav prej 18 vjetësh. "Të gjitha projektet suedeze të futbollit në Kosovë janë edhe kontribut i imi". LAGERBACK- Bunjaku gëzon respektin e elitës së trajningut në Suedi dhe kjo i ka hapur dyert. Karizmatik, Alberti ka ditur të fitojë miqësinë e emrave më të mëdhenj të futbollit suedez. "Javën e ardhshme do të takoj zotin Lars Lagerback, trajnerin e Suedisë dhe sigurisht biseda do të na cojë edhe drejt ndeshjes në Tiranë, pavarësisht se përqendrimi i tij do të jetë për finalet e Kampionatit Europian. Në takimet e mëparshme me të, Lars është shprehur i kënaqur me shortin, por ka pohuar se kujton jo rrallë humbjen në miqësoren e Tiranës (2-1, Shqipëria drejtohej atëhërë nga Brigel). "Analizat për cdo ekip do të bëhen në vecanti dhe është e natyrshme që Shqipëria është në plan të parë, pasi dhe ndeshja e parë e jona është kundër saj", - citon Bunjaku, trajnerin Lars. ERIKSON- "Tord Gripe dhe Sven Goran Erikson kanë punuar se bashku në fillimet e karrierës së tyre te Degerfors. Me këtë ekip, në vitin 2005, kur ishte në Ligën e Dytë, isha edhe unë", - thotë Bunjaku. "Gripe është bashkëpunëtori më i ngushtë dhe dora e djathtë e tij, por edhe një miku im i mirë, pasi banon jo më shumë se 150 metra larg punës sime. Pimë shpesh kafe bashkë dhe diskutojmë natyrisht për futboll. Në disa takime me të kam njohur edhe Sven Goran Eriksonin, ku kemi biseduar gjatë, pavarësisht se nuk mund të them se kam një marrëdhënie personale". Një grup trajnerësh nga Kosova në fund të muajit mars do të kenë fatin të takojnë trajnerin e Mancester Sitit, ku do të shohin nga afër stërvitjen e ekipit. FSHF- Bunjaku ka marrëdhënie të ngushta me Federatën Shqiptare të Futbollit, duke qenë edhe në rolin e një përfaqësuesi për Skandinavinë. "Me presidentin Armand Duka kam kontaktuar shpesh në telefon dhe më datë 7 shkurt kemi fiksuar edhe një takim, ku do të flasim edhe për projekte për të ndihmuar futbollin shqiptar, projekte që mbështeten nga Akademia Suedeze e Futbollit. Ata bashkëpunojnë me shumë vend dhe tani kanë nisur një projekt në Europën Juglindore, ku përfshihet Shqipëria, Maqedonia, Kosova, ndërsa më parë ata kanë kontribuar edhe në Portugali, Skoci e deri në Irak, por edhe në nivel klubesh, përfshirë Porton apo Mancester Sitin e Gllazgou Rejnxhërs", - thekson Bunjaku, i cili bashkëpunon me Bose Johanson, ish-trajnerin e Kombëtares daneze në vitin 1992, i cili jeton në Kalmar, ku banon edhe ai. KOSOVA- "Jam duke pritur se cfarë do të ndodhë me Kosovën, pasi ekziston edhe opsioni për të qenë trajner i përfaqësueses së saj, pas shpalljes së pavarësisë dhe anëtarësimit të saj në organizmat ndërkombëtarë të futbollit, FIFA dhe UEFA. Unë jam i gatshëm për një punë të tillë, pavarësisht se dhe unë kam kushtet e mia. Kam edukimin, përvojën, njohjen e futbollit dhe jetoj në Suedi, një vend me futboll të zhvilluar. Kjo është pozitive, apo jo?", - argumenton Albert Bunjaku. FUTBOLLISTET SHQIPTARE -"Jam prej gati dhjetë vitesh trajner në Suedi, tre vitet e fundit në elitën e Suedisë dhe njoh të gjithë futbollistët shqiptarë që luajnë aty. Madje shumë lojtarë nga Kosova kanë dalë prej dorës sime. Edhe Armend Dallkun unë e mora në vitin 2004 nga Prishtina për ta pasur te Tidahollm, skuadër e ligës së tretë suedeze. I talentuar është edhe Shpëtim Hasani, i cili, me sa kujtoj, erdhi u provua edhe nga Oto Baric gjatë një grumbullimi në fund të dhjetorit 2006", - tregon Bunjaku. "Migen Memelli? Pa asnjë dyshim që është një lojtar i cmuar për GAIS dhe ka bërë ndeshje të mira kur është aktivizuar. GAIS ishte një ekip që luante me kundërzbritje të shpejta dhe kërkonte ndoshta lojtarë më të shpejtë, por besoj se Memelli këtë vit që skuadra ka trajner të ri që aplikon tjetër strategji loje, do të jetë një golashënues i rregullt, mund të bëjë mrekulli. Tani kam një portier kosovar 18-vjecar, Etrit Berisha (196 cm), i cili u kërkua edhe nga Beshiktashi, por unë mendova se në Suedi te Kalmari ishte zgjidhja më e mirë për momentin". KUPA E SUEDISË - "Fitimi i Kupës së Suedisë dhe vendi i dytë në Suedi në Allsvenskan (Kategoria Superiore) nuk është një arritje e vogël për mua si shqiptar", - thotë për "Albania-sport" 36-vjecari Bunjaku, i cili ka edhe edukimin më të lartë të trajnerëve në Suedi, shkalla e 4-t, ose e njohur ndryshe "Pro level". "E kam për kënaqësi të jem trajneri i parë në Suedi në Allsvenskan me studime akademike universitare", - shton Alberti, i cili është përgjegjës për projektet ndërkombëtare në Akademinë e Futbollit Suedez. SUEDIA NE ALARM- Lajmet e fundit nga Suedia i janë kushtuar dëmtimit të lojtari të Gallatasarajt, Tobias Lindrot, i cili mund të humbë edhe Europianin, por mund të jetë i gatshëm në shtator kundër Shqipërisë. "Lindrot konsiderohet si një nga lojtarët më stabël në mesfushën suedeze dhe dëmtimi i ka shkaktuar jo pak dhimbje koke Lagerbakut, pasi në Suedi flasin edhe për fitimin e mundshëm të Kampionatit Europian 2008". Edhe për sulmuesin e njohur Henrik Larson shkruhet se mund të rithirret në kombëtare, por kjo është në varësi të dëmtimeve të lojtarëve të vijës së parë.