ROMA KËRKON SULMUES: VERDHEKUQTE PELQEJNE TAREN

Igli Tare kërkohet nga Roma. Skuadra verdhekuqe është ende në kërkim të përforcimit të saj sidomos në repartin e sulmit. Skuadrës së Spaletit i mungon prej kohësh një sulmues shtatlartë që të jetë gjithnjë në zonën e kundërshtarit për të shënuar dhe sulmuesi shqiptar është në krye të listës së dëshirave të Romës
Igli Tare pëlqehet nga drejtuesit e Romës për eksperiencën e tij dhe aftësinë që ka për të shfrytëzuar shanset e tij në pak minuta lojë. Mëgjithatë drejtuesit romanistë duhet të kalojë në fillim Lazion që duket se nuk dëshiron ta lejoje Taren të largohet.
Por Roma e ka gati edhe alternativën tjetër që është Soza apo Kalaio'. Sipas të përditshmes italiane "La Gazzeta Delo Sport", drejtuesit e Romës shpejt do të bëjnë një kërkesë zyrtare tek Napoli per një nga këta futbollistë.
Por nëse Soza konsiderohet si një element thelbësor për trajnerin Reja dhe nuk është i shitshëm, për Kalaio' situata ndryshon disi. Këtij të fundit I pëlqen një transferim në Romë, por për momentin prioriteti I tij kryesor është të luajë me vazhdimësi, gjë që tek Roma do ta ketë të vështirë ta realizojë.
Burimi:-