E Shtunë, 31 Tetor 2026

MERKATO VERDHEBLU, DERI NE "GONGUN" E FUNDIT!

Edhe pak dite na ndajne nga fundi i merkatos dimerore, e cila do te pasoje me pas startin e kampionatit, i cili pritet me mjaft interesim nga te gjithe fanset verdheblu. Muaji janar ka qene mjaft i nxehte per sa i perket fjaleve te shumta ne lidhje me afrimet si dhe me largimet, te mos mungonte kjo nga ana tjeter jane edhe "mikroskopet"(gazetat), te cilet i kane dhene nje tjeter kolpo kesaj vorbulle fjalesh. Te gjithe tifozeve VERDHEBLU nuk i interesojne fjalet boshe, por ajo qe i prek me shume, eshte se si do te paraqitet Elbasani ne startin e kampionatit e me tej. Duhet thene se pas largimeve tek Elbasanin jane afruar edhe lojtare , te cilet do te perfaqesojne ekipin ne pjesen e mbetur te kampionatit. Ajo qe duhet theksuar eshte se Elbasanit i mungon lojtari "lider" i cili do te bente diferencen me grupin. Megjithese stafi drejtues po ben te pamunduren per te sjelle ne ekip lojtare cilesor, ashtu sic citohet edhe nga vete presidenti verdheblu Arben Laze. Por nje gje e tille nuk eshte konstatuar ende, edhe lojtaret te cilet jane afruar jane pothuajse ne te njejtat nivele me lojtaret aktual. Per afrime cilesore ka kohe deri ne renien e "gongut", i cili do te mbyllte perfundimisht te gjithe aludimet rreth merkatos te shume perfolur.
Aldo ROSENI
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›