SKELA, LOJTARI I DYTË MË I MIRË

Ervin Skela është përzgjedhur në një listë të ngushtë prej pesë lojtarësh që kanë mundur të marrin mbi 100 pikë në një garë fansash të uebsatit gjerman sport1.de, të quajtur "Bundesliga-Manager", ku tifozët luanin rolin e trajnerit, të cilët vlerësonin edhe dobishmërinë e transferimeve gjatë merkatos.
Sipas faqes gjermane lojtari i Kombëtares shqiptare Ervin Skela (vlera e kartonit të tij është 3 milionë euro), është pjesë thelbësore e skuadrës së Kotbusit. Në 17 ndeshjet e pjesës së parë të sezonit ishte në formacion, shënoi dy gola dhe dha tre asistë. Me përvojën e tij të madhe, 154 ndeshje në Bundesligë, fantazisit dot të luajë në rol të madh në ndeshjet e kkthimit në luftën e Energi Kotbusit për mbijetësë.
Ervin Skela grumbulloi 114 pikë (6.41 nota mesatare e vlerësimit nga të gjithë votuesit), duke u renditur pas Tamas Hajnal të Karlsruhes (124 pikë, 7,47 mesatarja). Kristian Lel i Bajernit renditet i treti (109 pikë, 6.41 mesatarja) dhe në vend të katërt, Stanislav Sestak i Bokumit (109 Punkte, 6,41 mesatarja).Vendi i pestë i rezervohet Dexter Langen i Rostokut (103 pikë, 6,06 mesatarja)