ILION LIKA, DREJT VORSKLA POLTAVËS

Portieri i Elbasanit dhe kombëtares shqiptare Ilion Lika është pranë kalimit në kampionatin ukrainas dhe më saktë pranë skuadrës skuadrës së Vorskla Poltavës. Një gjë të tillë e kanë bërë të ditura burime pranë portierit dhe stafit kuqezi që theksojnë se 25-vjecari është ndjekur gjatë ditëve të zborit të Antalias, madje dhe ka pasur kontakte me menaxherët e dërgu
dërguar enkas për të. Në këtë skuadër prej disa sezonesh luajnë dhe tri lojtarë shqiptarë si Dallku, Curri e Jonuzi.
Për Ilion Likën interesime të vazhdueshme ka pasur prej kohësh edhe nga skuadra të tjera europiane ku dominojnë kryesisht ato turke, ndërsa pista ukrainase është shfaqur së fundmi. Një ndikim të madh kanë pasur edhe shqiptarët e Vorsklës, të cilët të bindur në vlerat e gardianit shqiptar i kanë sygjeruar drejtuesve afrimin e tij në skuadër. Oferta në drejtim të Likës është e kënaqshme, por ajo që mund të konsiderohet një pengesë për kalimin e tij është largësia e madhe gjeografike dhe moti i ftohtë i Ukrainës së largt. Gjithsesi gjithcka është në fazën e bisedimeve dhe këto ditë pritet përgjigja e saktë e portierit