E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Afrikes: Zgjohet Drogba, Nigeria ne rrezik

Top News Aurel Borici
Bregu i Fildishtë siguron vendin në cerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe tashmë i mjafton vetëm një barazim me Malin në takimin e fundit, për sigurinë matematike. Në takimin e luajtur kudër Beninit formacioni i Didier Drogba fitoi bindshëm 4-1. Ka qenë një ndeshje me një drejtim ajo ditës së dytë në Grupin B. Pavarësisht morisë së shumtë raste në pjesën e parë futbollistët e Bregut e gjetën golit e avantazhit vetëm në minutën e 40-të, me sulmuesin e Cesit, Drogba. 1 minuta para përfundimit të këtij fraksioni loje, Jaja Ture dyfishoi shifrat. Sipermacia vijoi edhe në pjesën e dytë, ku Keita dhe Dinadane, përkatësisht në minutat 7-të dhe 19-të plotësuan pokerin e golave. Modestët e Beninit e shënuan golin e nderit vetëm pak caste nga përfundimi i takimit. Po për këtë grup, takimi tjetër Nigeri-Mali përfundoi në barazimin e bardhë 0-0, duke bërë që për Nigerinë të ndërlikohet edhe më shumë mundësia e kualifkimit. Skuadra e drejtuar nga Beti Vogst ka një pikë dhe mundësia e vetme për të qenë në garë për trofeun kontinental është të mundë Benin dhe të shresojë që Bregu i Fildishtë të ketë ende dëshirë të mundë edhe Malin në takimin e fundit në grup. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›