Berisha: “Dua të luaj kundër Hollandës në Amsterdam”

Kandidati për fanelën kuqezi, sulmuesi shqiptar i Hamburgut Besart Berisha, pas bisedës me teknikun Oto Baric dhe zyrtarët e FSHF-së, shprehu zyrtarisht dëshirën e tij për të luajtur për flamurin shqiptar.
"Dëshiroj të luaj për Shqipërinë kundër Holandës, më 10 tetor në Amsterdam", -është shprehur ai, ndërsa po përgatit me shpejtësi dokumentat e nevojshme për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.