Spahiu, trajner i Luftëtarit. Hysi koka e parë e prerë e sezonit

Ilir Spahiu, nga dita e sotme është zyrtarisht trajneri i ri i Luftëtarit të Gjirokastrës. Drejtuesit e klubit më të madh jugor, nuk e pritën mirë humbjen e parë të Luftëtarit në Shkodër, edhe pse u mundën me Vllazninë me rezultatin e ngushtë 1-0.
Mustafa Hysi bëhhet kështu tekniku i parë i Kategorisë Superiore për këtë edicion që shkarkohet, duke nisur kështu edhe "Valsin" e zakonshëm të shkarkimeve.
Spahiu gjatë karrierës së tij ka drejtuar Partizaninm Besëlidhjen dhe Apoloninë, por pa mundur të përfundojë sezonin me ekipet që ka drejtuar.