Albert Rohan në Kosovë. Tituj e medalje për zv/kryenegociatorin
PRISHTINE-Albert Rohan ish -zëvendës ndërmjetësuesi ndërkombëtar për statusin, do të vizitojë sot Kosovën.
Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu do të presë në një takim Ambasadorin austriak Albert Rohan. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu do të dekorojë Ambasadorin Rohan me "Medaljen e Artë të e Pavarësisë".
Për nder të Ambasadorit Rohan në një seancë solemne mblidhet edhe Kuvendi i Kosovës, i cili edhe do t'i adresohet deputetëve. Rohan do të takohet me udhëheqësit më të lartë të Kosovës.
Ndërkaq, pasdite Rohan do të nderohet me titullin "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti i Prishtinës.
Albert Rohan ishte zëvendës i kryenegociatorit të OKB së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dhe njëri nga autorët e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)