Pezullohet komandanti i KFOR-it çek
PRAGË – Komandanti i kontegjentit cek që shërbejnë në kuadër të KFOR- it në Kosovë, Jirzhi Kivalla është pezulluar nga detyra për shkka të incidenteve të shpeshta që ndodhin në radhët e ushtarëve të tyre. Pezullimi do të zgjasë derisa të zhvillohen e zbardhen hetimet lidhur me plagosjen e një ushtari çek, të shtunën e kaluar, nga të shtënat me armë. Për në Kosovë kanë udhëtuar anëtarët e Komisionit të posaçëm, që duhet të zhvillojnë hetime lidhur me këtë incident. Ushtari i cili e ka plagosur kolegun e vet, poashtu, është pezulluar. "Fajtori i mundshëm menjëherë do të kthehet në shtëpi, ndërsa e ardhmja e tij e mëtejshme në ushtri do të varet nga konkludimet e komisionit hetues", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë, Andrej Çirtek.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)