E Diel, 1 Nëntor 2026

Albert Vërria, si regjisor në skenën teatrore

Albert Vërria, i njohur si regjisor dhe aktor rikthehet në skenën e teatrit Petro Markotë qytetit të Vlorës. Pas një shkëputje shumë të gjatë në skenën teatrore ai vjen në skenë me veprën Mashtruesi Cece. Kjo premierë do të ngjitet nesër në skenën e teatrit të Vlorës,

me regji nga Vërria. Pjesët e Pirandelos janë bomba dore që shpërthejnë në mendjen e spektatorëve dhe shkaktojnë përmbysje ndjenjash dhe mendimesh, pohon ai. Regjisori i cili është bërë i njohur me një nga filmat më të suksesshëm shqiptar Kapedani, i mungonte skenës shqiptare prej një kohe të gjatë. Për këtë rikthim ai ka falënderuar Bashkinë e Vlorës si dhe drejtuesit e teatrit Petro Marko. Me cilësinë e regjisorit në këtë vepër ai tregon se aktorët e përzgjedhur për këtë shfaqje janë Jorgaq Tushe, Ilirian Ali, Parodisti, Afrim Agalliu si dhe Ivana Metaj. Në këtë shfaqje do të mbizotërojnë jo vetëm notat e humorit, por edhe nota muzikore nga këngëtarë dhe kompozitorë italianë, të cilat i janë përshtatur më së miri kësaj shfaqje, pohon ndër të tjera Vërria. E ndërkohë që nesër në mbrëmje publiku i qytetit të Vlorës pret të shijojë një shfaqje të bukur teatrore.

Last Updated on E Enjte, 08 Prill 2010 18:54

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›