E Diel, 1 Nëntor 2026

Albert Xhani: Mblidhni Asamblenë, nuk zbresim në fushë

Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Asamblesë së Jashtëzakonshme, në të kundërt kërcënon se skuadra e tij nuk do të zbresë në fushë për sezonin e ri. Deklarata ka ardhur vetëm pak ditë pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, që nuk pranoi ndryshimin e strukturës së Superiores për zgjerimin e kampionatit me 16 ekipe, në mënyrë që Partizani, Elbasani, Lushnja e Bylis të mos binin një kategori më poshtë. Por, ai mohon se ultimatumi ka lidhje me vendimin e KE-së. "Kërkojmë zhvillimin e Asamblesë së Jashtëzakonshme: përveç Partizanit, ky është edhe qëndrimi i disa klubeve të Kategorisë së Parë dhe Superiores. Në të kundërt nuk zbresim në fushë", deklaroi Xhani. "Arsyet janë problematika e madhe që ka futbolli shqiptar: siguria, ndershmëria, por edhe infrastruktura".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›