Sokol Kushta: Humbja, njollë për fanellën e Flamurtarit
Humbja 8-1 e Flamurtarit në Skoci ndaj Madhëruell ka shokuar të gjithë shqiptarët. Por ata që e kanë përjetuar më keq një gjë të tillë janë pikërisht figurat e njohura që kjo skuadër ka nxjerrë ndër vite. Një ndër ta, i mirënjohuri Sokol Kushta, njëkohësisht dhe ish-futbollist i Kombëtares, thekson se "fajin e ka moduli i përdorur nga trajneri për t‘u përballur me skocezët në fushën e tyre". Kushta, një prej futbollistëve të brezit të artë të Flamurtarit, nuk arrin as ta konceptojë idenë e shitjes së një ndeshjeje futbolli. Megjithatë, ai nënvizon se "rezultati i takimit të djeshëm i ka vënë një njollë Flamurtarit që do ta ndjekë gjatë në histori". Sipas tij, ekipet shqiptare duhet t‘u nënshtrohen analizave të thella teknike dhe FSHF-ja të mbajë statistikat e performancës së futbollistëve, apo siç quheshin dikur.