E Diel, 1 Nëntor 2026

Alberto Bevilacqua, i ftuari special i librit

Panairi i librit "Tirana 2008" mbërrin
në edicionin e 11-të të tij. Në
panair, i cili do të nisë më 14 nëntor,
do të marrin pjesë 160 shtëpi
botuese. Gjatë aktivitetit, i
cili përfundon më 18 nëntor,
do të paraqiten 50 mijë tituj
librash. Ndërkaq, në këtë
takim të rëndësishëm të librit
me lexuesin, që do të zhvillohet
në Pallatin e Kongreseve,
do të prezantohen
gjithashtu edhe 1500 tituj të
rinj librash, të botuar në
hapësirën mbarëshqiptare.
Organizatorët kanë menduar
edhe për një të ftuar special.
Këtë vit, edicioni i 11-të
i Panairit të Librit "Tirana
08", do të presë edhe një të
ftuar special. Shkrimtari italian,
Alberto Bevilacqua është i ftuar special
i këtij aktiviteti. Ai do të marrë pjesë në
takimin e parë me lexuesin në këtë takim
të përvitshëm me miqtë e librit. Edhe këtë
vit, Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka vendosur
që në fund të panairit të shpallë çmimet
përkatëse. Do të vlerësohet shkrimtari
dhe përkthyesi i vitit, paraqitja më e mirë
në panair dhe libri më i shitur, libri më i realizuar
grafikisht -specialistë të librit, si dhe
do të vlerësohet edhe autori më i mirë për
fëmijë. Ky i sivjetmi cilësohet si një prej
panaireve më të mëdha që është mbajtur
në mbarë hapësirat shqiptare. Ashtu si
çdo vit, në edicionin e 11-të të Panairit të
Librit do të prezantohen të rejat nga fusha
e botimeve mbarëshqiptare dhe më gjerë.
Nuk do të mungojnë as takimet me autorët
pjesëmarrës. Organizatorët
kanë parashikuar
konferenca të posaçme me
shkrimtarë të ftuar, dhe
disa tryeza debati mbi
problemet e vazhdueshme
të librit shqip.
Botuesit pjesëmarrës në
edicionin e 11-të të "Tirana
2008" janë jo vetëm nga Shqipëria,
Kosova, Maqedonia
e Mali i Zi, por edhe përfaqësues
nga India, Irani, Kroacia,
libri italian etj., ndërsa
realizuesi i projektit këtë vit
është zgjedhur të jetë kompania
"Expo Media", nga
Shkupi, e cila është një nga kompanitë më
me përvojë në rajon për projektimin e
panaireve të librit. Duke bërë kështu që
paraqitja e këtij edicioni të jetë në të njëjtin
nivel me panairet ndërkombëtare. Një
ndër risitë e këtij edicioni është edhe bashkërendimi
me bashkitë e të gjitha qyteteve
të Shqipërisë, në mënyrë që panairi të jetë
i vizitueshëm edhe prej nxënësve të shkollave
publike të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›