Pëllumb Kulla: Ju rrëfej "Vdekjen e Enver Hoxhës"
Ai nuk do të provokojë. Nuk donte
ta bënte këtë as kur libri u
prezantua në librari, në muajin
tetor, që përkonte me 100- vjetorin
e lindjes së diktatorit Enver Hoxha.
Pëllumb Kulla nuk e dëshironte të provokonte
as me titullin "Vdekja e Enver
Hoxhës". Ai nuk ka zgjedhur të merret me
"stuhinë enveriane" e as me analizën e
kohës që shkoi. Pëllumb Kulla ka dashur
të rrëfejë një moment të asaj historie.
Pikërisht ditën e vdekjes së diktatorit,
kohë kur një popull i tërë, edhe pse e
dinte se ai kishte ndërruar jetë, i duhej të
priste orën 12, kur lajmi të jepej zyrtarisht,
për të reaguar ndaj vdekjes së tij, për
ta qarë atë... Pëllumb Kulla e ka përshkruar
gjithë këtë ngjarje, mbështjellë me
humor të hollë, sepse e tillë ishte ngjarja,
të tillë ishin njerëzit, të tilla ishin reagimet
që shoqëruan mortin, "vdekjen e
Enver Hoxhës"...
Z. Kulla pse zgjodhët të përshkruanit
"vdekjen e Enver Hoxhës?
Libri që në kopertinë të jep idenë se
aty do të flitet për Enver Hoxhën, për
bëmat e tij, për dëmet që shkaktoi politika
e tij. Por, në fakt, titulli i librit nuk
përmban asnjë emocion apo qëndrim të
autorit. Libri përshkruan të gjithë inskenimin
e ngjarjes, reagimin e shqiptarëve,
vështirësinë e atyre që ishin të trembur
prej tij, por edhe atyre që i qëndruan
besnik deri në fund. Nëse do të përdorja
shprehjen e një kritiku të librit tim, unë
nuk merrem me "stuhinë enveriane",
dallgët e shumta ndër vite, por me dërrasat
e anijeve të shkatërruara, që rrinë në
sipërfaqe. Pikërisht këto dërrasa, që qëndrojnë
mbi ujin e qetë, tani janë një shkatërrim
shumë i madh njerëzor e
shpirtëror. U zgjata pak për të thënë se
mua kjo temë gjithnjë më ka pëlqyer, më
ka ngacmuar.
Libri u publikua në muajin tetor,
që përkon edhe me 100-vjetorin e
lindjes së diktatorit. Ishte një
zgjedhje e qëllimshme kjo?
Po le të themi se ishte një zgjedhje e
qëllimshme.
Duke iu referuar titullit dhe kohës
kur doli në qarkullim, a është
"Vdekja e Enver Hoxhës" një
mënyrë për të provokuar?
Unë kam pasur rezerva të mëdha në
zgjedhjen e titullit, sepse e mendoja se
mund të tingëllonte disi provokues. E
prisja që "Vdekja e Enver Hoxhës", mund
të shkaktonte reagime, sidomos i shkruar
prej meje. Ata që më njohin, e dinë që unë
vij nga një familje e persekutuar po aq sa
edhe e dinë se unë kam vazhduar shkollën
e lartë, pikërisht prej ndihmës që
më dha Enver Hoxha.
Në ç‘kuptim ju ndihmoi?
Unë isha 19 vjeç. Një ditë, teksa ai
vizitonte Uzinën "Enver", i dola përpara
dhe i thashë se për shkak të biografisë
nuk më jepej e drejta për të vazhduar
studimet. Doja të bëhesha aktor. Ai
ndaloi, më dëgjoi, dhe kështu nisa studimet...
Nuk kam për ta harruar atë
çast... Kështu që, unë i shërbej dy ilustrimeve,
i shërbej ilustrimit të luftës së
klasave, por edhe atyre që janë mbajtur
me të mirë prej regjimit.
A ka pasur reagime pas botimit
të librit?
Në të vërtetë, jo... Të paktën nuk kanë
qenë negative. Jam emocionuar shumë,
kur shumë njerëz të ndryshëm, pasi kanë
lexuar librin, më kanë folur fjalë mjaft të
mira. Nuk e kanë ndjerë veten të provokuar,
janë bashkuar me shqetësimin
tim në lidhje me shtrembërimin e karakterit
të shqiptarit, pikërisht atë pjesë që
ka si objekt ky libër. Mua më vjen mirë që
provokimi nuk ekziston dhe unë nuk kam
dashur të bëj këtë provokim.
Por, cila ishte shkëndija që ju
shtyu më në fund të shkruanit e ta
sillnit para lexuesit?
Mua më pëlqen që të jap mendimet e
mia në lidhje me dëmet e mëdha që janë
bërë në kurriz të shqiptarëve, duke i shkatërruar
ata. Nuk flas për shkatërrim fizik,
por shpirtëror. Në libër, unë flas pa përjashtim,
për të gjitha shtresat e popullsisë,
pa mbajtur anën e askujt. Nuk rri as në
krah të të persekutuarit e as në krah të
persekutorit. Kam zgjedhur të merrem me
të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila vuan
pasojat e një politike të caktuar, pasojat të
cilat ne po i shohim edhe tani.
Me gjithë temën që keni
zgjedhur për ta përcjellë te lexuesi
(që në fakt është drama e një populli),
a keni përdorur edhe këtu
humorin si pjesë e këtij romani?
Shumë njerëz kanë pritur e kanë menduar
se unë, duke krijuar një imazh të caktuar,
edhe kësaj here do të sillja një vepër
me humor, por kjo figurë nuk përmban
humor. Në të vërtetë, unë kurrë nuk kam
thënë se shkruaj tregime humoristike, apo
komedi. Në të gjitha tekstet e mia, që
mund të jenë për të qeshur, jam unë që
zgjedh ta bëj këtë. Mënyra se si unë i trajtoj
ngjarjet, i bën ato të përjetohen si humoristike.
Por, në thelb, çështjet, të cilat
unë trajtoj me gjithë humorin që i shoqëron, janë serioze, edhe unë i shkruaj ato
shumë seriozisht. Por, janë portretet qesharake,
situatat e karakteret e njerëzve
gjithashtu dhe vetvetiu ky stil humori,
ruhet në të gjithë krijimtarinë time dhe
natyrisht që nu mund të mungonte edhe
në këtë libër. Shoqëria shqiptare e viteve
‘80-‘90, me të cilën merret ky libër, vjen qesharake.
Kjo është vetëm për "meritë" të
kësaj shoqërie. Ndërsa në libër, unë vetëm
sa e konstatoj këtë.
Cila është linja që ndiqni në
"Vdekja e Enver Hoxhës", si rrëfehet
historia?
Libri në vetvete është i përbërë nga
disa kapituj, që unë i kam quajtur
"shumë romane në një". Në fakt, janë tre
romane të shkurtra të lidhura mes njëri-
tjetrin, që marrin jetë e dritë pikërisht nga
vdekja e Enver Hoxhës. Këtu nuk ka një
veprim klasik të linjës së një romani, është
tema e cila e ngjiz këtë roman. Në asnjë
prej kapitujve nuk përjashtohet vdekja
e diktatorit. Në kapitullin e parë, kam
zgjedhur të shfaq gjithë rutinën e njeriut
që përgatiste homazhet e Enverit. Ai përgatiste
makijazhin e fytyrës së tij, për ta
paraqitur para publikut. Ky rrëfen me
vërtetësi të gjithë skenat dhe prapaskenat
e kësaj paraqitjeje, të gjitha
vonesat për dhënien e lajmit, të gjitha
përgatitjet për të mos u ndodhur përballë
ndonjë grushti shteti. Kjo është edhe pjesa
më thelbësore e romanit. Pjesa e dytë
hedh një vështrim në jetën e burgjeve të
Shqipërisë, ku në radion e madhe të kampit
të të burgosurve dëgjohen vazhdimisht
lajmet e sukseset dhe në momente
vdekjeje dëgjohet muzikë funebër. Të
burgosurit presin të marrin lajmin se
kush vdiq kësaj here. Kjo pjesë merret me
gjëegjëzën se kush ka vdekur. Nuk pritet
kurrsesi që ai të jetë Enver Hoxha, një figurë
që në mendjen e të burgosurve ishte
gati-gati i pavdekshëm. Pikërisht vdekja
e Enverit, i jep jetë të përditshmes së të
burgosurve. Në kapitullin e fundit, Enver
Hoxha ka pesë vjet që ka vdekur.
Ngjarjet zhvillohen në një qytet X, i cili
më parë nuk dallohej për asgjë, ndërsa
tani fillon të shquhet prej zisë së gjatë që
mbante për vdekjen e diktatorit. Zia është
elementi themelor i këtij qyteti. Befas,
ajo është kthyer në krenarinë e qytetit,
por problemi qëndron se kush do ta marrë
i pari guximin ta thyejë atë. Ky qytet
është një metaforë, ai në një farë mënyre
përshkruan gjithë Shqipërinë. Jo më kot e
kam vendosur pesë vjet mbajtjen e zisë në
këtë qytet, pasi më vonë, pas vdekjes së
diktatorit, në ‘85-ën erdhën edhe ndryshimet
e viteve ‘90.
Si vijnë shqiptarë në këtë përjetim
tuajin?
Unë them se ne ende i vuajmë pasojat
e asaj kohe. Prej saj, shoqëria jonë, populli
shqiptar humbi virtytet, pati thyerje të
karakterit njerëzor, thyerje në shpirt...
A është kjo çfarë doni të përcillni
përmes veprës suaj?
Po. Kjo thyerje shpirtërore, ky deformim
i karakterit njerëzor është pikërisht
çka dua të përcjell. Pasi kanë lexuar
librin janë të shumtë ata që bashkohen
me këtë mesazh dhe i japin plotësisht të
drejtë atij.
Z. Kulla, prej sa kohësh mendonit
për realizimin e këtij libri?
E kam menduar për 2-3 vjet. Nisa të
mendoj për të fill pas suksesit që pati një
tregim, i cili kishte të bënte pikërisht me
këtë temë. Pas kësaj, vendosa që duhej ta
zgjeroja në një libër të tërë.
Cili është mendimi juaj për të
shkuarën, për periudhën e komunizmit
e diktatorit në veçanti, a i
kemi kaluar ne problemet që na
lidhin me këtë pjesë?
Jo, ne vazhdojmë të kemi shumë probleme
dhe vazhdojmë t‘i përmbledhim me
fjalën tranzicion. Unë mendoj se Shqipëria
po kalon tranzicionin më të vështirë
në krahasim me vendet e tjera ishkomuniste.
Ende kanë mbetur pa u
ndëshkuar krimet e komunizmit. Akoma
nuk janë vënë në vend shumë gjëra që
duhej të kishin ardhur së bashku me ndryshimet
demokratike.
A është "Vdekja e Enver Hoxhës"
një thirrje për të reflektuar?
Saktë! Është një thirrje për të reflektuar.