Sekuestrohen 12 ha tokë të Damir Fazliçit
Prokuroria e Përgjithshme
sekuestron 12 hektarë
tokë truall në pronësi të
Damir Fazliç në qytetin
e Durrësit. Tri ditë më parë, Zyra
e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
ka sjellë përgjigje se
serbo-boshnjaku dispononte në
fshatin Rinia në Porto Romano
(Durrës) dy prona me rreth 12
hektarë sipërfaqe, e cila dyshohet
se është blerë për rreth 600 mijë
euro nga banorët e zonës. Pas
konstatimit, organi i akuzës vendosi
bllokimin deri në përfundim
të hetimeve. Veprimi i grupit hetimor
ka detyruar dje mbrojtjen
e Damir Fazliç të shtyjë seancën
e gjyqit për heqjen e sekuestros,
pasi prokuroria kishte vendosur
në sekondat e fundit për pronën
me sipërfaqe 12 hektarë. Përfaqësuesi
ligjor i Fazliç, Genc
Gjokutaj, i tha gjykatës dje gjatë
seancës që "të përfshihet në
proces edhe vendimi i sekuestros
së tokës në Durrës". Procesi në
gjykatë është bërë me kërkesë të
avokatit të Fazliç për paligjshmëri
të sekuestrove. Në seancën për
pronat e serbo-boshnjakut ishte
i pranishëm edhe një përfaqësues
i ambasadës amerikane.
12 hektarë, 600 mijë euro
Në kuadër të hetimit për Fazliç,
për aferat për pastrim parash në
Shqipëri, prokuroria i kërkoi disa
javë më parë hipotekave që të
evidentonin të gjitha pasuritë e
tij në emër të kompanisë "Crown
Acquisitions". Zyra e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme ktheu
disa ditë më parë përgjigjen se
"Fazliç rezulton të jetë pronar i
12 hektarëve në fshatin Rinia në
Porto Romano, Durrës". Dokumentet
e pronësisë janë bllokuar
në cilësinë e provave materiale
për hetimet që kanë nisur mbi
Fazliç dhe bizneset e tij. Sipas
Hipotekës, shuma e përgjithshme
e shpenzuar për këtë blerje është
vetëm 600 mijë euro. Ndërsa e
gjithë pasuria e Fazliç, në pjesën
veriore të Durrësit, atje ku Kryeministri
Berisha ka deklaruar se
do të ndërtohet Parku Energjetik,
është aktualisht një tokë e regjistruar
dhe e njohur zyrtarisht në
emër të firmës. Pronat e Fazliç
në Hipotekën e Durrësit janë
bllokuar dhe me to nuk mund të
kryhet asnjë lloj veprimi, deri në
përfundim të hetimeve. Kërkesa
ka ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme.
Nisja e hetimit duket
se do të çojë edhe në bllokimin e
hapave të mëtejshëm për ngritjen
e kompleksit energjetik në veri të
qytetit-port, i cili konsiderohet
shkatërrues për mjedisin dhe
komunitetin, sipas banorëve.
Toka në Durrës
Disa javë më parë, gazeta
"Shqip" investigoi pronat e blera
nga Damir Fazliç në Porto
Romano. Duke e konsideruar si
tokë jopjellore, një pjesë e mirë
e përfituesve nga Ligji 7501 e
vunë në shitje tokën me çmime
shumë të lira, pa menduar se
vlera e saj do të ngrihej ndjeshëm
vetëm një vit më pas. Ata
që ishin në dijeni të fatit që e
priste këtë zonë, shpejtuan të
përfitojnë, duke shtënë kështu
në dorë hektarë të tërë me një
vlerë qesharake. Shumë prej tyre
janë penduar, madje ndjehen të
mashtruar, po nuk guxojnë të
flasin hapur për këtë. Blerjet janë
bërë gjatë verës së vitit të kaluar,
po përfaqësuesit e firmës kanë
kontaktuar në një hark më të
gjerë kohor me pronarët e tokës.
Shumë pronarë kanë përfituar
nga ligji për tokën, kryesisht
nga njëmijë metra katrorë, por
"nuhatja" prej biznesmeni me
lidhjet e duhura në ekzekutivin
shqiptar më pas i ka grupuar një
pjesë të mirë të këtyre trojeve nën
emrin e një kompanie. Tokat e
blera nga "Crown Acquisitions"
në dokument mbajnë datën 1
gusht të vitit të kaluar. Fazliç
shfrytëzoi informacionin që
pronarëve të tokës u mungonte,
informacionin për vlerën që do
të merrte kjo tokë pas ndryshimit
të destinacionit nga qeveria
aktuale, në emër të zhvillimit dhe
plotësimit të nevojave të vendit
për energji.
Pronat dhe akuzat ndaj Damir Fazliç
Serbo-boshnjaku Damir Fazliç, nëpërmjet avokatit të tij, ka
depozituar në Gjykatën e Tiranës një kundërshtim të vendimit
të prokurorisë për sekuestron e një prej fi rmave të tij. Burime nga
togat e zeza thanë se është regjistruar çështja numër 1419, me
paditës shoqërinë "Crown Acquisitions", me pronar Fazliç. Objekti i
padisë është kundërshtim i vendimit të prokurorisë, ndërsa çështja
do të gjykohet nga gjyqtari Artan Broci. Disa ditë më parë, Prokuroria
e Tiranës vendosi të bllokojë pronat e serbo-boshnjakut,
pasi ka dyshime se personi nën hetim ka konsumuar elementët e
veprës penale të "pastrimit të parave". Sipas akuzës, ai dyshohet
se ka shitur në mënyrë të dyshimtë aksione të kompanisë "Crown
Acquisitions" ndaj një kompanie në Qipro, për shumën prej 1
milionë e 700 mijë eurosh, gjë që u pohua nga vetë biznesmeni
boshnjak në një media shqiptare. Damir Fazliç u shndërrua në
personazhin më të përfolur të javëve të fundit, për shkak të arrestimit
dhe publikimit të transfertave të dyshimta e të lidhjeve të tij
në shumë biznese, si dhe me qeverinë "Berisha".
sekuestron 12 hektarë
tokë truall në pronësi të
Damir Fazliç në qytetin
e Durrësit. Tri ditë më parë, Zyra
e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
ka sjellë përgjigje se
serbo-boshnjaku dispononte në
fshatin Rinia në Porto Romano
(Durrës) dy prona me rreth 12
hektarë sipërfaqe, e cila dyshohet
se është blerë për rreth 600 mijë
euro nga banorët e zonës. Pas
konstatimit, organi i akuzës vendosi
bllokimin deri në përfundim
të hetimeve. Veprimi i grupit hetimor
ka detyruar dje mbrojtjen
e Damir Fazliç të shtyjë seancën
e gjyqit për heqjen e sekuestros,
pasi prokuroria kishte vendosur
në sekondat e fundit për pronën
me sipërfaqe 12 hektarë. Përfaqësuesi
ligjor i Fazliç, Genc
Gjokutaj, i tha gjykatës dje gjatë
seancës që "të përfshihet në
proces edhe vendimi i sekuestros
së tokës në Durrës". Procesi në
gjykatë është bërë me kërkesë të
avokatit të Fazliç për paligjshmëri
të sekuestrove. Në seancën për
pronat e serbo-boshnjakut ishte
i pranishëm edhe një përfaqësues
i ambasadës amerikane.
12 hektarë, 600 mijë euro
Në kuadër të hetimit për Fazliç,
për aferat për pastrim parash në
Shqipëri, prokuroria i kërkoi disa
javë më parë hipotekave që të
evidentonin të gjitha pasuritë e
tij në emër të kompanisë "Crown
Acquisitions". Zyra e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme ktheu
disa ditë më parë përgjigjen se
"Fazliç rezulton të jetë pronar i
12 hektarëve në fshatin Rinia në
Porto Romano, Durrës". Dokumentet
e pronësisë janë bllokuar
në cilësinë e provave materiale
për hetimet që kanë nisur mbi
Fazliç dhe bizneset e tij. Sipas
Hipotekës, shuma e përgjithshme
e shpenzuar për këtë blerje është
vetëm 600 mijë euro. Ndërsa e
gjithë pasuria e Fazliç, në pjesën
veriore të Durrësit, atje ku Kryeministri
Berisha ka deklaruar se
do të ndërtohet Parku Energjetik,
është aktualisht një tokë e regjistruar
dhe e njohur zyrtarisht në
emër të firmës. Pronat e Fazliç
në Hipotekën e Durrësit janë
bllokuar dhe me to nuk mund të
kryhet asnjë lloj veprimi, deri në
përfundim të hetimeve. Kërkesa
ka ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme.
Nisja e hetimit duket
se do të çojë edhe në bllokimin e
hapave të mëtejshëm për ngritjen
e kompleksit energjetik në veri të
qytetit-port, i cili konsiderohet
shkatërrues për mjedisin dhe
komunitetin, sipas banorëve.
Toka në Durrës
Disa javë më parë, gazeta
"Shqip" investigoi pronat e blera
nga Damir Fazliç në Porto
Romano. Duke e konsideruar si
tokë jopjellore, një pjesë e mirë
e përfituesve nga Ligji 7501 e
vunë në shitje tokën me çmime
shumë të lira, pa menduar se
vlera e saj do të ngrihej ndjeshëm
vetëm një vit më pas. Ata
që ishin në dijeni të fatit që e
priste këtë zonë, shpejtuan të
përfitojnë, duke shtënë kështu
në dorë hektarë të tërë me një
vlerë qesharake. Shumë prej tyre
janë penduar, madje ndjehen të
mashtruar, po nuk guxojnë të
flasin hapur për këtë. Blerjet janë
bërë gjatë verës së vitit të kaluar,
po përfaqësuesit e firmës kanë
kontaktuar në një hark më të
gjerë kohor me pronarët e tokës.
Shumë pronarë kanë përfituar
nga ligji për tokën, kryesisht
nga njëmijë metra katrorë, por
"nuhatja" prej biznesmeni me
lidhjet e duhura në ekzekutivin
shqiptar më pas i ka grupuar një
pjesë të mirë të këtyre trojeve nën
emrin e një kompanie. Tokat e
blera nga "Crown Acquisitions"
në dokument mbajnë datën 1
gusht të vitit të kaluar. Fazliç
shfrytëzoi informacionin që
pronarëve të tokës u mungonte,
informacionin për vlerën që do
të merrte kjo tokë pas ndryshimit
të destinacionit nga qeveria
aktuale, në emër të zhvillimit dhe
plotësimit të nevojave të vendit
për energji.
Pronat dhe akuzat ndaj Damir Fazliç
Serbo-boshnjaku Damir Fazliç, nëpërmjet avokatit të tij, ka
depozituar në Gjykatën e Tiranës një kundërshtim të vendimit
të prokurorisë për sekuestron e një prej fi rmave të tij. Burime nga
togat e zeza thanë se është regjistruar çështja numër 1419, me
paditës shoqërinë "Crown Acquisitions", me pronar Fazliç. Objekti i
padisë është kundërshtim i vendimit të prokurorisë, ndërsa çështja
do të gjykohet nga gjyqtari Artan Broci. Disa ditë më parë, Prokuroria
e Tiranës vendosi të bllokojë pronat e serbo-boshnjakut,
pasi ka dyshime se personi nën hetim ka konsumuar elementët e
veprës penale të "pastrimit të parave". Sipas akuzës, ai dyshohet
se ka shitur në mënyrë të dyshimtë aksione të kompanisë "Crown
Acquisitions" ndaj një kompanie në Qipro, për shumën prej 1
milionë e 700 mijë eurosh, gjë që u pohua nga vetë biznesmeni
boshnjak në një media shqiptare. Damir Fazliç u shndërrua në
personazhin më të përfolur të javëve të fundit, për shkak të arrestimit
dhe publikimit të transfertave të dyshimta e të lidhjeve të tij
në shumë biznese, si dhe me qeverinë "Berisha".