E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alberto Zakeroni, leksione sot në Tiranë

Autori i Lajmit: red.
Në kuadër të projektit “UEFA A” për trajnimin dhe licencimin e trajnerëve shqiptarë për kategorinë A, mbërrin sot në Tiranë ish-trajneri italian, Alberto Zakeroni. Ish-traineri i Udinezes, Milanit, Interit dhe Lacios, do të japë leksione mbi futollin modern dhe sistemet bashkëkohore të aplikimit të futbollit nëpër botë, i ftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në bazë të një marrëveshjeje të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe asajë shqiptare FSHF dhe me kordinimin e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) do të hapet sot në Tiranë sesioni i radhës i trajnimit dhe kualifikimit të trajnerëve shqiptarë. Ky sesion do të zhvillohet në ambientet e kompleksit të kombëtares shqiptare në Kamëz, nën drejtimin e trajnerit italian, Zakeroni. Burime të brendshme nga FSHF, dhe konkretisht nga zëdhënësi i saj, Lysien Nyrishmi, bëjnë të ditur se trajneri italian do të mbërrijë në Tiranë sot në orët e para të ditës. Pas një prezantimi me ambientet e FSHF-së dhe stafin drejtues, Zakeroni do t i drejtohet kompleksit të Kamzës dhe ku do të zhvillojë leksionet me trajnerët shqiptarë. Mësohet se janë rreth 12 trajnerë, të cilët kanë mbarruar kursin e parë dhe janë certifikuar ata të “UEFA B”, projekt ky i iniciuar nga Federata Evropiane e Futbollit për vendet e Evropës Juglindore. Futbolli shqiptar dhe pikërisht trajnerët tashmë do të kualifikohen dhe certifikohen për nivelet më të larta të futbollit evropian dhe botëror, pasi ky sesion zhvillohet në bazë të projektit tjetër me emrin “UEFA A” ose “UEFA Training A”. Zakeroni në mesditë po në ambientet e kompleksit të FSHF-së në Kamëz do të japë edhe një prononcim për median shqiptare.

Ky lajm është publikuar: 08/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›