Zbulohen aferat me tokat në Hipotekë
Zbulohen abuzimet me kthimin dhe regjistrimin e trojeve. Shumë prej tokave të kthyera nga ish-komisioni i kthimit të pronave në Tiranë, është kryer në bazë të dokumenteve të falsifikuara.
Fabiola Çela
Kjo do të thotë se trojet nuk u janë kthyer ish-pronarëve të vërtetë, por personave të tjerë që kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë. Por shkeljet nuk përfundojnë me kaq. Për të njëjtën sipërfaqe toke figurojnë të jenë dy ose tre pronarë, duke krijuar kështu një rrëmujë të vërtetë. Shkeljet me kthimin dhe regjistrimin e trojeve janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Sipas raportit të KLSH-së janë evidentuar shkelje të rënda në zyrën vendore dhe qendrore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Tiranë. Shkeljet më të mëdha janë kryer në komunën e Farkës dhe Dajtit, por shkelje janë gjetur edhe në zonat e kadastrave brenda zonës urbane. Përveç rrëmujës së shkaktuar me regjistrimin e trojeve, punonjësit e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme kanë pallate për të cilat ndërtuesi nuk i është përmbajtur projektit fillesat. Kështu nëse leja e ndërtimit është dhënë për gjashtë kate, ndërtuesi ka ndërtuar edhe 3 kate të tjerë mbi lejen e miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës. Të gjitha këto shkelje kanë pasur një efekt goxha negativ për buxhetin e shtetit. Pasi kanë përfunduar kontrollin e tyre dhe kanë evidentuar të gjitha shkeljet, KLSH-ja ka rekomanduar të merren masa për përgjegjësit e këtyre aferave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përgatitur kallëzim penal për ish-drejtorin e zyrës qendrore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Alket Shpendi si dhe kryeregjistruesin e zyrës së Tiranës, Jordan Bulku. Ndërkohë është përgatitur kallëzim penal edhe për disa persona që kanë ushtruar funksione publike në ish-Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë dhe ish-Komisionin e Ndarjes së Tokave Bujqësore në komunën e Farkës dhe Kasharit.
Raporti
Përveç hipotekës, KLSH-ja ka kontrolluar edhe degën e tatim-taksave në Tiranë dhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Periudha e kontrollit ka përfshirë vitet 2005-2007 dhe për probleme të veçanta është shtrirë në periudha kohore të mëparshme. Tek tatimet ekspertët e KLSH-së kanë evidentuar shkelje të ligjit "Për procedurat tatimore", "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", "Tatimit mbi të ardhurat"; si dhe të udhëzimeve. Këto shkelje i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 630 milionë lekë. Në përfundim të kontrollit, KLSH-ja ka përgatitur kallëzim penal për ish-drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Ilir Mandri. Ndërkaq kontrollit të KLSH-së i është nënshtruar edhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Në përfundim të kontrollit të ushtruar në këtë drejtori, u konstatuan parregullsi dhe shkelje të ndryshme ligjore në fushën e menaxhimit dhe ruajtjes së pronës publike dhe në fushën e prokurimit publik, me pasojë dëmin ekonomik në vlerën rreth 17.5 milionë lekë. Për rrjedhojë, KLSH-ja ka përgatitur kallëzim penal për drejtuesen Elsa Meksi.
Shkeljet
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë
1. Nga ish-kryeregjistruesi i ZQRPP së Tiranës janë miratuar regjistrime të veçanta të akteve të marrjes së tokës, nga përdorim në pronësi, brenda zonës urbane të qytetit të Fierit gjithsej 32 ha, ndërkohë që ligji e ka përjashtuar dhënien në pronësi të tokave bujqësore që ndodhen brenda vijës kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave të banuara.
2. Në 4 raste, ish-kryeregjistruesi ka miratuar regjistrime të veçanta për një sipërfaqe prej 64.000 m2, për ish-specialistë të NB-së Frutore, në Bashkinë e Patosit, ku ligji e ka përjashtuar dhënien në pronësi të tokës bujqësore për ish-specialistët për tokat bujqësore, të cilët kanë të drejtë të lidhin vetëm kontratë qiraje.
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë
1. Janë konstatuar raste për një sipërfaqe prej 323.490 m2 tokë "pyll" në zonën kadastrale Linzë, Lanabregas, Priskë e Madhe dhe Babru, të kthyer me vendim të ish-Komisionit të Kthimit të Pronave në Tiranë, ku vërtetësia e pronës së pretenduar nga subjekti i shpronësuar është mbështetur në vërtetime të falsifikuara.
2. Në zonën kadastrale 2460, fshati Linzë, është bërë regjistrimi fillestar i sipërfaqes prej 9.100 m2 tokë "truall", brenda territorit ushtarak, dhe mbi këtë sipërfaqe të kthyer janë marrë gjithsej 4 vendime për njohje dhe kompensim prone në favor të trashëgimtarëve të ish-pronarëve të tjerë, duke krijuar mbivendosje pronash.
3. Në zonën kadastrale 2380, fshati Lanabregas, janë konstatuar raste për një sipërfaqe prej 7.680 m2 "arë", janë pajisur me certifikatë pronësie jo sipas "Aktit të marrjes së tokës në pronësi" (AMTP) (dokumentit ligjor), por sipas sipërfaqeve që disponon pronari.
4. Në zonën kadastrale 2679, fshati Mëzez, është regjistruar sipërfaqja prej 1.050 m2 "truall", pa pasur më parë një dokument ligjor, por vetëm me një vërtetim të faktit juridik të ndërtimit të një ndërtese me dy kate.
5. Në zonën kadastrale 2679, fshati Mëzez, është regjistruar një pikë karburanti, pa leje ndërtimi dhe jashtë sipërfaqes së sheshit të ndërtimit, pasuri e një shtetasi tjetër, duke krijuar jo vetëm mbivendosje pronash, por i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm pasuror dhe financiar prej rreth 19.8 milionë lekë.
6. Në zonën kadastrale 3866, fshati Yzberisht, në 31 raste me sipërfaqe prej 159.540 m2 tokë bujqësore, janë regjistruar kalime të pronës nga "shtet" në pronë private, me dokumentacion të ardhur direkt nga komuna e Kasharit me akte të marrjes të tokës në pronësi "dublikat", pa konfirmim nga Këshilli i Qarkut në Tiranë.
7. Në 97 pasuri me një sipërfaqe prej 416.140 m2, megjithëse mungojnë aktet e marrjes të tokës në pronësi, pranë arkivit së ZRPP, nga ana e ish-regjistruesit është bërë i mundur ligjërimi i regjistrimit fillestar, duke i pajisur fermerët me certifikatë pronësie (nga viti 1998 e në vazhdim).
Zona Urbane
1. Në zonën kadastrale 8340, brenda territorit të uzinës "Dinamo" është regjistruar një sipërfaqe prej 4.605 m2 "truall", e kthyer nga ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, nga ku rezultoi se kjo pasuri me këtë sipërfaqe ka qenë e shitur nga ish-pronarët me kontratë shitje ish-administratës ushtarake italiane. Regjistrimi i kësaj sipërfaqeje nga ish-punonjësit e Zyrës së Regjistrimit, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm pasuror rreth 128 milionë lekë.
2. Në zonën kadastrale 8370 janë regjistruar dy godina, me nga 11 kate, ku 3 kate janë shtesë mbi lejen e miratuar me vendimin nr. 577, datë 25.08.1998, të ish-KRRT-së së Bashkisë së Tiranës.
Hipoteka: Raporti i KLSH-së, i paplotë
Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme reagon ndaj raportit të fundit të KLSH-së, lidhur me disa shkelje ligjore të konstatuara në këtë institucion. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ZQRPP-ja bën të ditur se shkeljet e pasqyruara në raportin e KLSH-së janë vërejtur më parë nga ky institucion, teksa shton se edhe raporti i KLSH-së është i paplotë. "Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka konstatuar se KLSH-ja e ka bazuar raportin e saj në kontrollet që ka ushtruar Sektori i Kontrollit Tekniko-Ligjor pranë ZQRPP, madje raporti i KLSH-së nuk është i plotë. ZQRPP i kishte evidentuar rastet e pasqyruara në raportin e KLSH më parë dhe u ka dhënë zgjidhjen e duhur", thuhet në njoftimin për shtyp të ZQRPP-së. Sipas ZQRPP-së, KLSH ka paraqitur mangësitë që janë vërejtur në 263 praktika që ka marrë në shqyrtim, nga të cilat 60 praktika i përkasin periudhës kohore para vitit 2005; 200 praktika kanë të bëjnë me regjistrime me dublikatë ose me akte të pakonfirmuara nga Këshilli i Qarkut, fenomen i zbuluar më parë nga ZQRPP-ja dhe praktikat e tjera të shqyrtuara nga KLSH-ja kanë të bëjnë me kompetencat e AKKP-së në Tiranë dhe jo me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. "Raporti i KLSH-së nuk ka nxjerrë si konkluzion dëmet financiare që i janë shkaktuar shtetit shqiptar nga kjo veprimtari në kundërshtim me ligjin, çka KLSH-ja e ka detyrë parësore ta bëjë. Gjithashtu, KLSH-ja nuk ka lënë asnjë porosi për të ndërmarrë nisma ligjore, të cilat do të normonin procesin e regjistrimit të pasurisë dhe do të pengonin regjistrimin e paligjshëm të titujve të pronësisë", thuhet më tej në deklaratën për shtyp të ZQRPP-së. a.sh