“Kujtoni se si ju ndodhi me Redondon dhe Rivaldon”
Autori i Lajmit: red.
Ish-trajneri i Milanit, të të vetmit kampionat, atij të vitit 1999, dhe Interit, Alberto Zakeroni, beson në blerjet dhe zgjedhjet që do të bëjë këtë vit klubi i Interit. “Me Lampardin ata do të bëjnë goditjen e merkatos së verës”, - ka thenë ai. Zakeroni nuk është influencuar nga momenti i tërhejes së “zikaltërve” në sezonin e ri të merkatos, madje ai thekson se do të jetë pikërisht klubi i Interit ai që do të sigurojë përsëri edhe këtë verë titullin e “Mbretit të merkatos”. Për mikrofonin e një prej radiove italiane, “Radio Kiss Kiss” ai ka thënë: “ Mendoj se blerja më e bujshme e verës do të jetë kalimi i Lampardit tek Interi, madje akoma më shumë edhe se kalimi i Ronaldinjos tek Milani. Sidomos, nëse analizojmë se çfarë paraqitje kanë bërë të dy në këtë sezon futbollistik”. “Zak” ka thurur komplimente edhe për blerjet e bëra këtë verë nga Fiorentina, duke u shprehur se “Më ka pëlqyer shumë”. Kur është kthyer edhe një herë për të folur për interesin e shfaqur nga “kuqezinjtë” e Milanit për Ronaldinjon, nuk i beson atij, pasi ky klub ka precedentë të këqij me blerjet e lojtarëve në fund karriere. Ai ka shtuar se “Këto vitet e fundit Milani u ka besuar shumë lojtarëve që kanë qenë në fund të karrierës së tyre, si Rivaldo apo Redondo, edhe pse në rastin e Ronaldinjos presim që të ketë rendiment në lojën e tij”.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008