E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Të përndjekurit, po rishikohet fatura financiare

26/03/2012  Ligji u tërhoq nga qeveria pas miratimit në Komisionin e Ligjeve të uljes së moshës së dëmshpërblimit për meshkujt në 75 vjeç dhe për femrat në 70 vjeç

Drafti i ish-të përndjekurve politikë do të kthehet sërish në Kuvend për shqyrtim pasi të jetë riparë dhe një herë nga ministritë përkatëse, që janë ajo e Drejtësisë dhe Ministria e Financave. Burime në qeveri thanë dje për “Metropol” se nuk bëhet fjalë për një tërheqje të ligjit nga Kuvendi, por për të parë mundësitë që ka buxheti i shtetit pas propozimit të mazhorancës për uljen e moshës me 10 vjet për ata që përfitojnë dëmshpërblim të menjëhershëm, pra nga 85 vjeç në 75 vjeç për meshkujt dhe 70 për femrat.

Verifikimet

Burime në qeveri shprehen se drafti është tërhequr për të rishikuar dhe një herë numrin e përfituesve dhe buxhetin, i cili u miratua në dhjetor të këtij viti. Të njëjtat burime shprehen se financat e qeverisë u gjendën të papërgatitura me këtë propozim, i cili detyrimisht duhej të shoqërohet me një faturë financiare. Pra, pasi të verifikohen personat që kanë këtë moshë, pasi të bëhen dhe kalkulimet e nevojshme dhe të shihet mundësia e dëmshpërblimit, ose mundësisht gjetja e një rruge të mesme, atëherë ligji do të dërgohet sërish në Kuvend për t’u miratuar. Aktualisht, sipas të njëjtave burime, po punohet me nxjerrjen e numrit të përgjithshëm të personave meshkuj që janë mbi 75 vjeç dhe mbi 70 vjeç gratë. Sipas të njëjtit burim, numri është jashtëzakonisht i madh dhe mendohet se e kalon 40 për qind të numrit të të gjithë atyre që përfitojnë nga ky ligj dhe që janë gjallë sot pas vuajtjes në burgjet komuniste. Kjo do të thotë se në rast se ligji kalon, atëherë 40 për qind e ish-të përndjekurve do të marrin dëmshpërblimin në dy këste. Gjithsesi, qeveria ende nuk di të thotë se sa është fatura financiare dhe në rast se miratohet ligji pa ndryshime, atëherë ka ndonjë kategori nga ish-të përndjekurit që mund t’u vonohet dëmshpërblimi ose jo.

Ligji

Por ligji në fjalë nuk lë pezull në lidhje me dëmshpërblimin vetëm personat që janë mbi 75 vjeç, por dhe një tjetër kategori që ka të bëjë me të pushkatuarit nga komunistët përpara datës 30 nëntor. Me ndryshimet që iu bënë ligjit kjo datë u shty më 20 tetor 1944, pra me 40 ditë.

Një kategori tjetër janë të pushkatuarit pa gjyq nga regjimi, të cilëve do u njihet si dokument vërtetimi i komisionit trepalësh, apo dhe ata që janë dënuar për vepra terroriste, siç janë personat që u dënuan për revoltën e burgut të Qafëbarit, apo Spaçit, të cilët paradoksalisht liheshin jashtë skemës në ligjin aktual për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve të regjimit komunist

Rama

“Përgjigjja që na japin është: ‘ǒpunë keni ju me të përndjekurit? Nuk jeni ju që duhet të flisni për ata.’ Ndërkohë që përgjigjja jonë e thjeshtë dhe e qartë është: puna juaj në qeveri është jo të merreni me ne se çfarë themi, por të bëni që ato që thoni të jenë vepra dhe jo fjalë që i marrin zvarrë prej 22 vjetësh”, - u shpreh Rama.

Numri

Burime në qeveri thanë se numri është jashtëzakonisht i madh dhe mendohet se e kalon 40 për qind të numrit të të gjithë atyre që përfitojnë nga ky ligj dhe që janë gjallë sot pas vuajtjes në burgjet komuniste. Kjo do të thotë që në rast se ligji kalon pa ndryshime, atëherë 40 për qind e tyre do të marrin dëmshpërblimin në dy këste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›