Tiranë, eksploziv makinës së efektivit të policisë
TIRANE - Një shpërthim i fortë në makinën e një efektivi të policisë ka shkaktuar panik te banorët e zonës 21 dhjetori në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 3:35 minuta, kur është dëgjuar një shpërthim, që në fakt vinte nga një automjet i parkuar pranë Komisariatit numër 2 dhe që rezulton të jetë në pronësi të një efektivi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Sipas policisë, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga vendosja e një sasie lëndë eksplozive poshtë automjetit. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme edhe në asfaltin ku ishte parkuar automjeti.
Copëza të makinës dhe disa dokumente janë gjetur në vendin e ngjarjes, të cilat kanë zbardhur dhe disa detaje në lidhje me mjetin. Makina ishte ma targa gjermane dhe në të janë gjetur mjaft dokumente të makinave të sekuestruara, të cilat mendohen se ishin pjesë e dokumentacinot të punës së punonjësit të policisë. Gjithashtu mësohet se mjeti, me targa OF HA 502, ka hyrë në Shqipëri në vitin 2005 dhe mbahej nga punonjësi i policisë.
Policia nisi menjëherë hetimet, ndërkohë që paraprkisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të policisë. Policia ka përqëndruar hetimet edhe në dëshminë e vetë punonjësit të policisë, si dhe në filmimet e siguruara nga kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, për të identifikuar autorët.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Malësi e Madhe, shpërthim në ujësjellës, 50 mijë banorë pa ujë