E plagosura: Dridhem nga tmerri kur kujtoj momentin e rënies së autobusit
ELBASAN - Pranvera Sallaku, nga fshati Dorëz i rrethit të Librazhdit, falënderon Zotin që është gjallë. Vajza, e cila është një ndër femrat që mori pjesë dje në Kongresin e Parë të Aleancës Kuq e Zi, thotë se ndihet shumë e lumtur që të gjithë shpëtuan. Ndërsa, shprehet se çasti i rënies së autobusit ishte i tmerrshëm dhe shokues.
Përse ndodheshit dje në Tiranë?
Unë, së bashku me disa femra të tjera nga fshati Dorëz i Librazhdit, ishim dje në Tiranë, pasi morëm pjesë në Kongresin e Parë të AK. Ishim të organizuar dhe automjeti ishte i prenotuar.
Mund të tregoni ndonjë detaj se si ndodhi aksidenti?
Me sinqeritet mund të them se kam qenë e pavëmendshme. Por me sa kujtoj, më duket se autobusi u godit nga një automjet tjetër. Për mua ende nuk është e qartë se si ndodhi.
Çfarë përjetuat në momentin e rënies së autobusit?
Ishin çaste të tmerrshme dhe shokuese. Më dridhen muskujt akoma nga paniku dhe tmerri. U trembëm shumë. Nuk na besohet që jemi gjallë.
Kur dolët nga autobusi i aksidentuar?
Në kohë rekord. As këtë s’jam në gjendje ta them. Por më pas e mblodha veten. Filluam t’i jepnin ndihmë njëri-tjetrit. Më pas na nisën për në spital. Dua t’i përgëzoj të gjithë ata që na u ndodhën pranë në ato çaste të vështira. Jemi të lumtur që askush nuk është në rrezik për jetën. Përfitoj nga rasti që t’u uroj shërim të shpejtë të gjithëve.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)