E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Greqia voton. Për të ardhmen e saj dhe të gjithë Eurozonës

Sot në Greqi po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, të dytat brenda pak javësh, por më kritiket e dekadave të fundit. 

Ashtu si 6 javë më parë, edhe sot rreth 9.9 milionë grekë kanë të drejtën e votes, për të zgjedhur mes forcave politike, që garojnë në këto zgjedhje, me shpresën se këtë herë do të bëhet i mundur krijimi i një qeverie. 

Përveçse për parlamentin e ri grek me 300 deputetë, sot votohet për një çështje edhe më të madhe të madhe; qëndrimin ose jo të Greqisë në eurozonë. 

Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe edhe për bashkimin monetar evropian, pasi ekziston shqetësimi për transferimin e krizës edhe në vende të tjera të eurozonës dhe akoma më keq, shpërbërjen e saj. 

Interesi i lartë për këto votime duket edhe nga fakti, që në Greqi janë instaluar rreth 600 gazetarë dhe korrespondentë të mediave të huaja, për të ndjekur nga afër zhvillimet e pritshme. 

Liderët evropianë dhe huadhënësit e Greqisë deri dje, i kanë bërë thirrje të hapur popullit grek, që të mos rrezikojë daljen nga euro dhe të votojë për forcat promemorandum, duke refuzuar të Majtën Radikale, SYRIZA, që ashtu si konservatorët, pretendon të jetë forcë e parë në këto zgjedhje. 

Ekziston një klimë tepër e paqartë për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Shumë kompani sondazhesh i japin një përparësi të dobët DRe, kreu i së cilës ka nënshkruar për vazhdimin e aplikimit të masave të kursimit, ndërsa të tjera besojnë se nëse dinamika sociale shprehet në kutinë e votimit, atëherë futese do të jetë SYRIZA, që premton anulim të plotë të Memorandumit të masave.

Sipas vlerësimit të sondazheve, është e vështirë që partia e parë të kalojë kufirin prej 30%.

PASOK do të lëvizë në një numër dyshifror, por nën presionin e Demokracisë së re.

Afër normës së 6 majit ndodhet Agimi i Artë, pavarësisht rënies që provoi në disa periudha.

Shfaqet e qëndrueshme dhe E Majta Demokratike në afërsi të normave të mëparshme, ndërsa luhatje janë vërejtur për Grekët e Pavarur dhe Partinë Komuniste Greke.

Qendrat e votimit u hapën në ora 7:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00 me orën lokale greke, orë kur priten edhe rezultatet e Exit Poll-eve, ndërsa në orën 21.30 do të jetë vlerësimi i parë i sigurt për rezultatet e zgjedhjeve.

Votojnë krerët politikë 

Demokracia e Re, Antonis Samaras: Sot flet populli grek, nesër fillon një epokë të re për Greqinë. 

PASOK, Evangelos Venizelos: Duhet që nesër vendi të ketë një qeveri, që do të nxjerrë vendin vendin nga kriza. Kjo është një përgjegjësi e përbashkët. 

Grekët e Pavarur, Panos Kamenos: Frika na bën të fitojmë betejën. Shpresa na bën të fitojmë luftën. 

DIMAR, Fotis Kuvelis: Sot qytetarët grekë do të votojnë për shpresën, pa frikë. Greqia do të mundet të të përparojë në rrugën e shpresës. Duhet të ecim në këtë kurs.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›