E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, shpërthim në ujësjellës, 50 mijë banorë pa ujë

MALESI E MADHE - Hidhet në erë ujësjellësi i fshatit Rrjollë në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, kur është dëgjuar një shpërthim i fortë në zonë, që më pas rezultoi të vinte nga depot e ujësjellësit.

Për pasojë mësohet se janë dëmtuar të gjithë tubacionet, duke lënë pa ujë të pijshëm rreth 50 mijë banorë. Sipas drejtuesve të Ujësjellës Malësi e Madhe, dëmi është i konsiderueshëm pasi nga shpërthimi është dëmtuar tubacioni kryesor që furnizon fshtarat e Malësisë së Madhe.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›