E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri favorizon Juventusin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka theksuar se Juventusi është favorit për të fituar Scudetton më 2012-13 por insistoi se gjithçka mund të ndodh në futboll.

Gjiganti torinez triumfoi edicionin e kaluar duke përfunduar para Rossonerëve. Allegri shpreson se skuadra e tij mund të bëjë më tepër në sezonin e ri.

“Juventusi ka bërë disa përforcime të mira dhe është favorit për të fituar titullin. Mirëpo, kurrë nuk i dihet se qka mund të ndodh në futboll. Vitin e kaluar të gjithë pritën dominimin tonë në duel me Interin por në fund fitoi Juventusi”, deklaroi Allegri për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›